Letra që Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit një ditë pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që i ka marrë dhe po vazhdon t’i marrë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në letrën e dërguar, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt, Edi Rama uron Kurtin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Kurti dhe Rama kishin shprehur mospajtime rreth çështjes së mini-shengenit ballkanik, çka kishte çuar edhe në ftohjen e marrëdhënieve mes dy liderëve.

Share This Article