Letra që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, tha se i ka dërguar këtij të fundit një letër, në të cilën ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e AAK-së lidhur me zhvillimet rreth dialogut të Kosovës me Serbinë.

Gazeta Express ka siguruar letrën që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit, në të cilën AAK ka renditur gjashtë pika, përmes të cilave thotë se paraqet qëndrimin rreth dialogut.

AAK kërkon që temat nacionale të mos jenë ekskluzivitet i askujt.

“Askush nga institucionet e Kosovës nuk mund të ndërmarrë veprime për sa i përket temave të dialogut me Serbinë e të befasojë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e parë të letrës që AAK i ka dërguar Kurtit.

Kjo është letra e plotë që Haradinaj i ka dërguaar Kryeministrit Kurti:

Ndryshe, Haradinaj e Kurti janë takuar sot, ku temë diskutimi ka qenë dialogu i Kosovës me Serbinë.

Pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kurti përfshirjen e SHBA-së në negociata.

Share This Article