• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Letrat e dëshmitarëve nga Janina tregojnë momentet e fundit të Ali Pashës

Letrat e dëshmitarëve nga Janina tregojnë momentet e fundit të Ali Pashës

by albnews
31 August, 2020
in Albania
0
1
VIEWS

“Le Constitutionnel” ka botuar të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me sqarimin e momenteve të fundit të Ali Pashës nëpërmjet letrave të dëshmitarëve okularë të Janinës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Le Constitutionnel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me sqarimin e momenteve të fundit të Ali Pashës nëpërmjet letrave të dëshmitarëve okularë të Janinës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Ali Pasha ra më 5 shkurt, pas një mbrojtjeje me kokëfortësi prej më shumë se tetëmbëdhjetë muajve. Këtu po ju sjellim një përmbledhje të saktë të shkaqeve që i paraprinë katastrofës së tij, dhe ngjarjeve që e shoqëruan atë. Pas disa rrëfimeve kontradiktore të përhapura këtu në lidhje me këto ngjarjet e fundit, ne kemi marrë disa letra të dëshmitarëve okularë nga Janina, të cilat përputhen plotësisht mbi detajet e dhëna.

Rreth fundit të vjeshtës së kaluar, Thahir-Abbas (Tahir Abazi), një shqiptar mysliman dhe ish-oficer i Ali Pashës, ishte revoltuar me disa nga vëllezërit e tij të tjerë kundër Portës dhe u bashkua me suljotët në favor të zotit të tij. Agjentët e qeverisë lakmitare, dhe e cila, për fat të keq të Greqisë, është vendosur prej disa kohësh në rrethinat e saj, u shqetësuan mjaft për këtë ndryshim të shpejtë dhe të papritur.

Kur më vonë udhëheqësit shqiptarë të popujve myslimanë të Epirit dërguan disa deputetë në kongresin e Argos-it për të bashkuar përfundimisht fatin dhe interesat e tyre me ato të grekëve, këta agjentë u alarmuan aq shumë nga kjo rezolutë sa nuk mund të qëndronin, më gjatë, spektatorë, dhe pa u vonuar, bashkuan përpjekjet e politikës së tyre me armaturat myslimane. Ata arritën kështu të bindnin shqiptarët se projekti i grekëve ishte që të shkatërronin sa më shpejt që të mundnin Ali Pashën, të cilit ata kurrë nuk do t’i falnin bezdisjet e së kaluarës, dhe më pas të shfarosnin popujt shqiptarë, gjendja shpirtërore e të cilëve gjithmonë do t’u shkaktonte atyre hije.

Chouschrid Pasha (Hurshid ose Hurshit), më vete, këshillohej nga njëra anë nga këta agjentë, dhe duke parë nga ana tjetër pamundësinë e nënshtrimit të Ali Pashës me armë, përdori si mjet tradhtinë. Ai bëri disa lëshime ndaj Thahir-Abbas-it (Tahir Abazit) dhe kolegut të tij Hagos-Mouhourdar (Hagos Muhurdar), duke u premtuar atyre në emër të sulltanit se do t’i emëronte, të parin pasha të Janinës dhe të dytin pasha të Delvinës, duke emëruar kështu Omer Vrionin, pasha i këtij qyteti të fundit, në pashallikun e Beratit. Që ata t’i besonin, ai dërgoi nga Kostandinopoja një letër dënimi për Ismaïl-Pachobey-n (Ismail Pasho beun), pashain e Janinës, dhe Hysen Pashën, pashain e Beratit, të cilëve, të strehuar me sa duket në Selanik, u prenë kokat në Mezovon (Metsovo), një qytet dhjetë vende larg Janinës.

Kjo masë pati efektin e saj; Thahir-Abbas-i (Tahir Abazi) vuri re vënien në ekzekutim të premtimeve të serasqerit Chouschrid (Hurshid); dhe, pasi shkëmbeu disa pengje me të, ai arriti në Janinë. Duke qenë ndërmjetës midis turqve dhe ish-zotit (pronarit) të tij për të propozuar një marrëveshje, ai u prit me besim në fortesën e këtij të fundit, dhe pati disa takime me të. Ndërsa Ali Pasha i shtynte propozimet turke, ai përfitoi nga vizitat e tij në kala, dhe mori kontrollin e garnizonit që më parë kishte qenë nën urdhrat e tij, dhe tek i cili kishte ende një vetëbesim të madh; garnizoni kaloi në anë të tij dhe dorëzoi vendin.

Shkrimi i ‘Le Constitutionnel’

Kështjella ra kështu në duart e turqve, Ali Pasha u tërhoq me rreth njëqind e dyzet burra në Esocastron (fortesë e brendshme), ku ai deklaroi se në fund të fundit do të hidhte në erë fortesën me të gjitha thesaret e saj. Turqit, të informuar për vendimin e tij, pas disa bisedimesh, i dërguan një konventë (kontratë) të mbuluar me firmat (nënshkrimet) e të gjithë pashallarëve, bejlerëve dhe oficerëve që gjendeshin në Janinë, dhe në të cilën, ata i betuan atij, mbi profetin, mbi kokën e Sulltanit dhe mbi besimin e tyre si myslimanë sunitë (ortodoksë), një tërheqje të ndershme, gëzimin e pasurisë së tij, dhe të gjithë sigurinë dhe mbrojtjen e Portës së Lartë.

Ali Pasha, duke parë këto nënshkrime të shumta, e la veten të tundohej për një moment. U ra dakord që vendi i tërheqjes së tij të ishte kalaja e Gjirokastrës. Kështu, pasi la oficerin e tij më besnik në krye të garnizonit të tij të vogël në fortesë, u nis, më 1 shkurt, bashkë me gjashtë bashkëpunëtorët e tij, për në kalanë e Ile du Lac (Ishullit të Liqenit), e cila ishte ende nën urdhërat e tij.

Atje, ai u ftua nga serasqeri të dorëzonte fortesën para se të nisej për në destinacionin e tij. Ndërsa ish-satrapi hezitonte ende, atij iu dërgua një konventë e dytë, e mbushur me një numër më të madh nënshkrimesh, dhe në të cilën i premtonin të njëjtin besim. Atëherë, ai nxorri nga xhepi një palë tespihe dhe i dërgoi në kalanë e tij. Pas kësaj shenje që kishin rënë dakord, oficeri shqiptar dorëzoi vendin, por kur turqit hynë i prenë kokën.

Në të njëjtën kohë, Hasan Pasha, i shoqëruar nga shpatëmbajtësi i Chouschrid Pashës (Hurshid Pashës), shkoi me 60 burra në ishull dhe i paraqiti Ali Pashës letrën e sulltanit. Kur ky i fundit vuri re se në vend të letrës së faljes që i ishte premtuar, i kishin sjellë atij vetëm një letër dënimi me vdekje, ai kapi një pistoletë : “Dhe ju që shkelni betimet tuaja në mënyrë tradhëtare, tha ai, kujtoni se Aliu është një grua ?” dhe duke folur kështu, ai qëlloi mbi Hasan Pashën dhe e plagosi. Me një të shtënë të dytë, ai vrau një oficer të pashait. Gjashtë oficerët e tij ndoqën shembullin e tij; ata vranë dymbëdhjetë turq, plagosën disa dhe humbën jetën ndërsa po luftonin. Koka e Ali Pashës u transportua më pas, e shfaqur në portën e kalasë së madhe, gjatë gjithë ditës së 6 shkurtit, dhe të nesërmen u dërgua në Kostandinopojë. I tillë ishte fundi i satrapit shqiptar, i cili u ther, por nuk u mund.

Letrat e fundit nga Janina na tregojnë se Chouschrid Pasha (Hurshid Pasha) u largua nga ky qytet më 13 shkurt me trupat e tij, duke u nisur për në Mezovon (Metsovo); ndoshta për të pushtuar paradat e Pindit, dhe për të favorizuar kalimin e thesareve të Ali Pashait. Ai ia dorëzoi Omer Vrionit komandën e Epirit, i cili është në krye të shqiptarëve.

Të njëjtat letra tregojnë se Chouschrid Pashën (Hurshid Pashën) e kanë larguar nga posti i tij i serasqerit, dhe duhet të shkojë në Kostandinopojë për të dhënë llogari për paratë e Ali Pashës. Nuk do të ishte e pamundur që ai të përjetojë fatin e paraardhësit të tij Pasho Beut, të cilit iu pre koka disa ditë para Ali Pashës, armikut të tij të betuar.

Disa njerëz vlerësojnë thesaret e Aliut të një shume prej 250 milionësh; disa të tjerë nuk mendojnë se arrijnë 100 milionëshin; por disa persona, që pretendojnë se janë më të arsimuar (ditur), sigurojnë që thesaret e tij të mëdha janë gruposur dhe fshehur, dhe se satrapi i mjerueshëm mbante vetëm një pjesë të vogël pranë tij.” (Shkrimi i ‘Le Constitutionnel’)

Previous Post

Meta i kërkon informacion Ramës për Detin: A jemi përgatitur për pasojat e vendimit me Greqinë?

Next Post

Aeroporti i Heathrowit kryen teste për Covid-19, rezultatet dalin për 30 sekonda

albnews

albnews

Related Posts

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret
Albania

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!
Albania

Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!

15 May, 2025
Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar
Albania

Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar

15 May, 2025
Next Post
Britania heq karantinën për udhëtarët nga jashtë, do të bëhet testim i dyfisht për Covid-19

Aeroporti i Heathrowit kryen teste për Covid-19, rezultatet dalin për 30 sekonda

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM