Dua Lipa është një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
Përkundër situatës së krijuar me COVID-19, ajo nuk është ndalur së punuari dhe pikërisht në mes të pandemisë solli albumin e re “Future Nostalgia”. Ky i fundit arriti të shndërrohet në një nga albumet më të dëgjuara të vitit, këngët e të cilit numërojnë miliona klikime në platformat e njohura muzikore. Së fundmi, Dua përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kënga “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby renditet e shtata në “Billboard Hot 100”.
“Levitating” me DaBaby për vetëm tre muaj ka grumbulluar mbi 84 milionë klikime në YouTube.