Levizja Bashkë e Arlind Qorit ka mundur të sigurojë në Kolegjin Zgjedhor të drejtën për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në seancën e mbajtur në Kolegj, Levizja Bashkë paraqiti vendimin e formës se prerë të gjykates që doli dje.
Kreu i këtij subjekti zgjedhor Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.
Përballë do të ketë Belind Këlliçin e PD-së dhe Erion Veliaj nga PS.