Lëvizja e re politike “Mundësia”/ Shehaj: Më 1 qershor mbajmë konventen e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti Agron Shehaj ka komentuar sërish akuzat e bëra nga ministri Ulsi Manja në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se akuzat nuk i kanë bërë përshtypje duke theksuar se ua ka lënë në dorë qytetarëve që të dalin në konkluzion.

Mes tjerash ai foli dhe partinë e tij “Mundësia”, ku më 1 qershor do të jetë dhe Konventa e Parë e kësaj partie.

“Akuzat nuk më kanë bërë fare përshtypje dhe nuk besoj se ka ndonjë individ që mund të marrë për bazë këto shpifjet. Këto kanë alarmuar një pjesë të mediave të lira. Kjo është një idiotësi e pa bazë. Unë do ja lë qytetarëve që të dalin vetë në konkluzion, se me çfarë qeverie dhe individësh kemi të bëjmë.  Nuk jam penduar që i kam hyrë politikës, sigurisht është një vendim i vështirë, por e kam pasion politikën, e kam pasion  që të jap kontributin tim. “Mundësia” po shkon shumë mirë, më datën 1 qershor do të kemi Konventën e parë të Lëvizjes  së Partisë dhe është një rrugëtim i gjatë. Shohim përtej zgjedhjeve të ardhshme”-tha ai.

Share This Article