• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Lëvizja Vetëvendosje Tiranë reagon për çështjen e kufirit detar

Lëvizja Vetëvendosje Tiranë reagon për çështjen e kufirit detar

by albnews
27 August, 2020
in Albania
0
9
VIEWS

Lëvizja Vetevendosje Tirane ka reaguar për deklaratat e qeverisë greke lidhur me zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.

“Transparencë e qëndrim të prerë, në mbrojtje të integritetit territorial detar shqiptar!

Dje, më 26 gusht, kryeministri i Greqisë, Qirjakos Micotaqis, deklaroi në parlamentin e vendit të tij se Greqia po zgjerohet në Detin Jon me 12 milje. Nuk është hera e parë që bëhen deklarata të tilla nga pala greke. Këto deklarata nuk janë kurrë të parëndësishme, të rastësishme, spontane. Këto deklarata si urdhërdhënie janë të papranueshme, dhe kjo duhet thënë zyrtarisht. Duke qenë Deti Jon interes sovran i tre shteteve, Shqipërisë, Italisë e Greqisë, një deklaratë e tillë nuk mund të mos shkaktojë shqetësime për qytetarët e Shqipërisë.

Vendimi i Greqisë për të zgjeruar hapësirën e saj detare në Jon nuk mund të ndodhë automatikisht. As nuk mjafton marrëveshja e Greqisë me Italinë. Madje, moskonsultimi i Shqipërisë, në rastin e asaj marrëveshjeje, duhet konsideruar si shenjë nënvleftësimi që nuk i ndihmon fqinjësisë së mirë, pasi në pjesën veriore të Detit Jon shtrihet edhe pjesë e sovranitetit të Shqipërisë dhe e të drejtave të shfrytëzimit ekonomik të vendit tonë. Pasiviteti i diplomacisë shqiptare, nuk mund të lexohet ndryshe pos si dështim.

Deklarata e Micotaqisit për zgjerimin e Greqisë në Jon i hap rrugë aludimit se ose tashmë ekziston një draft marrëveshje a papublikuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose Greqia po vepron njëanshëm, duke cenuar integritetin e territorit shqiptar dhe të drejtat që i takojnë Shqipërisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) në Detin Jon.

Kryeministri e Ministri i Jashtëm Rama, po dje ka këshilluar publikisht qytetarët që para se të shprehen mbi këtë çështje të ndjekin radhën në vijim “…ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu…”. Si duket ai mendon se qytetarët nuk janë të Shqipërisë, por të OSBE-së, dhe e shohin deklaratën greke nga larg, si neutralë. Radha e veprimeve që propozon Edi Rama është e pamundur të ndiqet, pa bërë qeveria një herë transparencë mbi negociatat dhe mbi këtë çështje.

Negociatat për këtë çështje kanë rinisur me Greqinë prej vitit 2018, dhe deri më sot publiku është lënë në terr të plotë informativ. Rifillimi i negociatave është mirë kur ato korrigjojnë gabimet e kryera në të kaluarën dhe jo kur i përsëritin ato. Një zyrtar i diplomacisë së Ramës, njëkohësisht anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë, Gledin Dervishi, ka deklaruar gjithashtu dje në mënyrë të papërgjegjshme se “Zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, asgje e re për Shqipërinë”. Edhe ky, si Micotaqis dhe si Rama, nuk thotë asgjë lidhur me kontestin kryesor, çështjen e ishujve grekë, të banuar dhe të pabanuar, përballë dheut kontinental të Shqipërisë që ndërhyjnë në hapësirën e territorit detar shqiptar.

Për shembull, Shqipëria ka përballë një ishull thuajse të pabanuar si Otoni, i cili nëse merr fuqi të plotë për ujërat territoriale duke i zgjeruar ato në 12 milje rrezikon, nga një anë, mbivendosjen në verilindje me ujërat territorialë shqiptarë, dhe, nga ana tjetër, me zgjerim në drejtim të Italisë, ndikon negativisht në zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë në veri të Detit Jon, duke i dhënë Greqisë edhe qasje në Kanalin e Otrantos, që deri sot ka qenë i trajtuar midis Shqipërisë dhe Italisë. Duhet sqaruar publikisht dhe zyrtarisht, ndër të tjera, se cila është vija bazë e drejtë e bregdetit shqiptar me të cilën ka hyrë në negociata pala shqiptare dhe cili është statusi i gjirit të Sarandës në këto negociata, që mos të përfundojmë sërish duke humbur territor si në marrëveshjen e vitit 2009. Prandaj, deklarata si ato të Dervishit, që pretendon se zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje që kërkon Greqia nuk ka nevojë për negociata me Shqipërinë, janë edhe të pavërteta edhe të dëmshme.

Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme (MEPJ) në deklaratën e saj të djeshme ka lënë të kuptohet se nuk e shqetëson marrëveshja Greqi-Itali për Detin Jon edhe pse aty mund të vendoset një precendent që rrezikon të ketë pasoja në integritetin territorial detar shqiptar gjatë negociatave me Greqinë si dhe për ZEE-në që i takon Shqipërisë në pjesën veriore të Detit Jon. Njëkohësisht MEPJ vazhdon të mos bëjë asnjë transparencë lidhur me negociatat me Greqinë.

Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila përmes mangësive serioze në përmbajtje dhe moszbatimit të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, i kalonte Greqisë pjesë të ujërave territoriale të Shqipërisë si dhe pjesë të zonës ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Të gjithë e kanë të qartë se kjo temë po riaktualizohet tani me ngulm nga pala greke për shkak të tensionit ushtarak Greqi-Turqi të krijuar në Detin Egje për përcaktimin e kufijve detarë dhe të të drejtave të zonave ekonomike. Në një situatë të tillë, do të duhej të ndiqeshin hapat në vijim:

1. Qeveria e Shqipërisë duhet të zbatojë udhërrëfyesin e përcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos veprojë në kundërshtim me këtë vendim. Madje më mirë të mos veprojë fare, në mungesë të një Gjykate funksionale Kushtetuese.

2. Qeveria e Shqipërisë duhet të sqarojë opinionin ndërkombëtar se interesat e Shqipërisë në Detin Jon nuk do të preken, pavarësisht deklaratave greke dhe cilatdo qofshin arsyet e atyre deklaratave. Njëkohësisht duhet të bëjë transparent për publikun çdo draft marrëveshje të dakordësuar gjatë negociatave Shqipëri-Greqi që kanë rinisur prej vitit 2018.

3. Marrë parasysh tensionet në Detin Egje për kufijtë detarë Greqi-Turqi, qeveria e Shqipërisë nuk duhet të nxitohet për një marrëveshje të re me Greqinë, duke marrë kosto prej konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Një marrëveshje e nxituar në një situatë ndërkombëtare konfliktuale do të lexohej, në mënyrë të padobishme, si rreshtim në njërin apo tjetrin krah.

I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të mbajë qëndrim korrekt kombëtar mbi këtë çështje, të heqë dorë nga komunikimi evaziv dhe i intepretueshëm. Po ashtu i bëjmë thirrje të gjithë ekspertëve që kanë folur kundër marrëveshjes së vitit 2009 të mos heshtin sot, por të kërkojnë me ngulm të vërtetën, të demaskojnë çdo shkelje të mundshme dhe të vendosen në mbrojtje të integritetit territorial detar të Shqipërisë.”

Previous Post

Ky është mesazhi i Rita Orës për qytetarët kosovar

Next Post

Video/ Champions League, goli më i bukur i sezonit është i CR7

albnews

albnews

Related Posts

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
Albania

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

16 May, 2025
Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë
Albania

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

16 May, 2025
Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr
Albania

Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr

16 May, 2025
Next Post
Video/ Champions League, goli më i bukur i sezonit është i CR7

Video/ Champions League, goli më i bukur i sezonit është i CR7

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM