• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi

by albnews
18 June, 2022
in Kosova
0
4
VIEWS

Pas qëndrimit të kancelarit gjerman në Ballkan, duket se dialogu Kosovë-Serbi, pas disa vitesh ngecjeje, po rigjallërohet konkretisht. Pritet së shpejti një marrëveshje e re.

Më në fund duket se do të ketë së shpejti lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi. Pas vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan, duket se Kosova dhe Serbia po tregojnë gatishmëri të re. Sipas të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën e ardhshme pritet edhe një marrëveshje me rëndësi në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Nga Bashkimi Evropian u bë e ditur se bëhet fjalë për marrëveshjen për energjinë për serbët në veri të Kosovës. “Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, tha Lajҫak.

Finalizim i ҫështjeve të energjisë

Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë. “BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha Stano. Përfaqësues të Bashkimit Evropian, kanë qenë të pranishëm në një takim të mbajtur javën e kaluar në Stamboll të Turqisë, ndërmjet palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS). KEDS nga viti 2013 kryen shpërndarjen e energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës.

Edhe autoritetet e Beogradit dhe ato të Prishtinës në fillim të javës paralajmëruan se janë afër marrëveshjes për zgjidhjen e problematikave të energjisë elektrike për serbët në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta nuk paguajnë faturat e rrymës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit dhe për këtë çështje ai tha se “ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). “Kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar dhe shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike që të rregullohet dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiq. Edhe qeveria e Kosovës nga ana e saj, e konfirmoi se palët janë shumë pranë zgjidhjes së çështjes së furnizimit dhe inkasimit të energjisë elektrike në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveҫan dhe Zubin Potok.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë, tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prill të vitit 2013”. “Në emër të Kosovës, negocion vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës. Takimi mes KEDS-it dhe palës serbe, i organizuar nё Stamboll më 9 qershor, ka pasur vetëm objektivin e ofrimit të garancive për katër shërbimet e dakorduara në vitin 2015: vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matësve, faturimi dhe inkasimi, dhe këtë obligim e ka përmbushur”, shkroi Bislimi në profilin e tij social.

Serbët e veriut të Kosovës nuk kanë paguar për energjinë

Marrëveshja e arritur në vitin 2013 për energjinë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës në veri të Kosovës. Që nga atëherë kjo marrëveshje nuk është zbatuar ndonëse vazhdimisht është bërë presion nga bashkësia ndërkombëtare. Serbët e veriut të Kosovës që nga përfundimi i luftës furnizohen rregullisht me energji elektrike, por nuk e paguajnë atë. Asnjëherë nuk është bërë e qartë se nga kush furnizohen me energji elektrike serbët në veri. KOSTT që është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë, thotë se furnizimi në veri bëhet nga operatorët e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës, ndërsa, autoritetet e Beogradit thonë se energjia elektrike në veri të Kosovës sigurohet nga elektro-rrjeti i Serbisë.

Me marrëveshjen në parim të vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në veri të Kosovës, parashihet që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O.”. Që nga përfundimi i luftës nga viti 1999 e deri në vitin 2017, rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës e kanë paguar qytetarët e tjerë të Kosovës të regjistruar nga faturat e tyre si humbje e energjisë në rrjetin në veri. Nga viti 2017, pasi një gjykatë në Kosovë e ndërpreu këtë praktikë rrymën për serbët e veriut e paguan Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT). Sipas tyre humbjet nga mospagesa e rrymës në veri vetëm në vitin 2021 janë rreth 40 milionë euro.

DW

Previous Post

Rusia: 150 mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë, 42 prej tyre janë eliminuar

Next Post

Të shtëna me armë në Uashington, një i vrarë dhe 3 të plagosur

albnews

albnews

Related Posts

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë
Kosova

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviqin në Serbi, një ditë pasi s’u certifikuan për zgjedhje në Kosovë
Kosova

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviqin në Serbi, një ditë pasi s’u certifikuan për zgjedhje në Kosovë

23 August, 2025
Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak
Albania

Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak

23 August, 2025
Next Post
Të shtëna me armë në Uashington, një i vrarë dhe 3 të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, një i vrarë dhe 3 të plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5804 shares
    Share 2322 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2953 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2858 shares
    Share 1143 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM