Lëvizjet ushtarake amerikane, aeroplanmbajtësja arrin në Adriatik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Admirali amerikan, që po e udhëheq grupin sulmues me aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman” e aeroplanë luftarakë, nuk deshi të spekulonte të mërkurën për atë se çfarë vjen tutje pas përfundimit të ushtrimeve në Detin Adriatik. Rregullat e forcave detare i ndalojnë deklaratat për operacionet e së ardhmes.

Por në kohën kur Pentagoni po kërkon mënyra për t’i siguruar aleatët e shqetësuar të NATO-s pas vendosjes së mbi 100.000 trupave ruse afër Ukrainës, aeroplanmbajtësja “Truman” është një simbol i fuqishëm i fuqisë së ushtrisë amerikane dhe i kapaciteteve të NATO-s në një rajon gjithnjë më të trazuar, shkruan Reuters.

“Vendimet që bëhen për atë se ku vendoset një grup sulmues nga Shtetet e Bashkuara janë vërtet në nivelin e sekretarit të Mbrojtjes, por ne jemi gati për të operuar kudo dhe kemi planifikuar që të jemi në angazhim të zgjatur, kur u nisëm nga Norfol-u (në Virgjinia të ShBA-së) dhe planifikojmë që të jemi të gatshëm për të operuar kudo që duhemi më së shumti”, tha admirali Curt Renshaw.

Fotografi ilustruese e aeroplanmbajtëses gjigante amerikane

Grupi sulmues, që është vënë nën kontrollin operues të NATO-s, ndodhet në Detin Adriatik për manovra të bashkërenduara detare, trajnime për luftime kundër nëndetëseve dhe trajnime për sulme me rreze të gjatë. Ushtrimet pritet të përfundojnë më 4 shkurt, të premten.

Kur njoftoi për këto ushtrime, të quajtura “Sulmi i Neptunit 2022”, NATO-ja tha se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë sulmues amerikan me aeroplanmbajtëse vendoset nën komandën e NATO-s.

Ndryshe, të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë rreth 3.000 trupa në Poloni dhe Rumani për t’i përforcuar aleatët e NATO-s në Evropën Lindore përballë atij që Uashingtoni e përshkruan si kërcënim rus për ta pushtuar Ukrainën.

Share This Article