Një hetim i nisur verën e vitit 2020, për një grup kriminal që dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e drogës do të zbulonte një rrjet të trafikantësh, të cilët lëviznin tonelata të tëra kokaine.
Gjithçka nisi, kur zjarrfikësit ndërhynë për të fikur një zjarri në dukje të padëmshëm në një apartament në Bruksel. Policia, e cila ndodhej në vendngjarje pasi ishte informuar rreth zjarrit, u përball me një laborator të vogël kokaine.
Një nxitje kjo e hetimeve, të cilat pasuan vëzhgimet e apartamenteve që hetuesit dyshonin se janë strofulla droge dhe nga tërësia e analizimit të imazheve nga kamerat dhe përgjimi i bisedave telefonike të anëtarëve brenda rrjetit u zbulua i gjithë rrjeti i trafikantëve.
sipas mediave Ata shkëmbenin miliona mesazhe përmes Sky ECC, kodin e të cilit forcat e policisë mundën të thyenin në vitin 2021.
Rrjeti i koduar Sky ECC, u siguron atyre shumë informacione të vlefshme dhe hap pas hapi ata filluan të ekspozonin dhe zgjeronin rrjetin e tyre të kokainës.
Sipas asaj që u zbulua nga përgjimi i mesazheve, që trafikantët shkëmbenin me njëri-tjetrin, droga vinte kryesisht nga Ekuadori, ku shumë shqiptarë përdorin këtë vend për tregtinë fitimprurëse. Kokaina hynte në Belgjikë përmes porteve të ndryshme, përfshirë Antëerpin, por edhe atë të Roterdamit.
Në Bruksel, kokaina përpunohej në laboratorë përpara se t’u dërgohet blerësve evropianë, ndërsa paratë e mbledhura vinin tërësisht në Shqipëri, sipas mediave vendase.
Në tetor 2021, hetimi arriti kulmin, pasi 1100 oficerë policie pushtuan lokacione të ndryshme në të gjithë vendin dhe prangosën dhjetëra të dyshuar, mes tyre shqiptari Eridan Guerrero, 50-vjec nga Vlora dhe algjeriani Abdelëahab G. 55-vjec.
Hetuesit i konsiderojnë si “kokat” e grupit, veçanërisht ky i fundit, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu, 38 vjeç, kunati i të penduarit të SPAK, Erion Alibej.
Gjatë hetimeve janë kryer gjithsej 192 kontrolle në shtëpi.
Hetuesit nga policia gjyqësore federale e Brukselit zbuluan njëmbëdhjetë laboratorë kokaine dhe pesë plantacione kanabisi. Në total u sekuestruan më shumë se 32 ton kokainë dhe vila, makina të shtrenjta dhe apartamente luksoze në vlerë prej më shumë se 7 milionë euro.
E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, për të cilën hetuesit belgë kanë udhëtuar drejt vendit. Në total, rreth pesëmbëdhjetë prona, disa makina dhe madje dy skafe u sekuestruan.
Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, gjykimi do të zhvillohet në lokacionin Justitia në Haren, ku u mbajt edhe procesi kundër terroristëve të 22 marsit 2016.