Lewandowski edhe me një rekord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski ka shënuar dy gola, ndërkohë që Bayerni fitoi 3:1 ndaj Freiburgut të shtunën. Për Bayernin ishte fitorja e 15-të rresht, ndërkohë që sulmuesi polak është bërë i pari lojtar i huaj që ka realizuar 33 gola në një edicion të Bundesligës.

Bayerni më herët ka siguruar titullin e tetë rresht të Gjermanisë. Ndaj Freiburgut fillimisht realizoi Joshua Kimmich, me asistimin e Lewandowskit. Më pas Lewandowski realizoi edhe dy gola.

Bayerni ka vendosur rekord të klubit duke shënuar fitoren e 15-të rresht në të gjitha garat.

Rekordin për më së shumti gola në një edicion të Bundesligës e mban Gerd Mueller. Ai realizoi 40 gola në vitin 1972. Prej lojtarëve të huaj para Lewandowskit më së shumti gola kishte Pierre-Emerick Aubameyang. Ai në edicionin 2016\17 shënoi 31 gola.

Bayernit i duhen edhe pesë gola për të barazuar rekordin e klubit prej 101 golave në një edicion.

Share This Article