Lewandowski mund ta përfundojë karrierën në Bayern

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bayern Muenchenit, Herbert Hainer shpreson se Robert Lewandowski do ta përfundojë karrierën e tij me klubin duke nënshkruar kontratë të re.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Lewandowski do ta mbyllte karrierën e tij me ne. Një gjë është e qartë se të gjithë këtu në Bayern e vlerësojmë jashtë mase”, ka thënë kryetari i klubit gjermane për “Bild”.

33-vjeçari polak ka marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2023. Pjesë e Bayernit, sulmuesi shtatlartë është prej vitit 2014. Ai këtë edicion në 21 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar dy herë.

Share This Article