Lewandowski ndan mendjen, sulmuesi polak vendos për të ardhmen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm. Me përjashtim të ndonjë surprize të madhe, siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, sulmuesi polak ka vendosur të qëndrojë te katalanasit, pavarësisht ofertave tunduese që vijnë nga Arabia Saudite.

Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë një lojtar të rëndësishëm edhe për të plotësuar tekat e lojtarit, është gati të bëjë edhe sakrifica ekonomike.  Për më tepër, vullneti i Lewandowskit ka qenë gjithmonë që të mos ndryshojë skuadër, siç i është komunikuar tashmë agjentit të tij javët e fundit. Lojtari ka realizuar 13 gola këtë sezon në La Liga.

Share This Article