Lewandowski paraqitet në stërvitje të Bayerni, derisa insiston në transferimin te Barcelona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowksi është paraqitur në ambientet e Bayern Munichut për të realizuar stërvitjen e parë për ndeshjet para-sezonale.

Sulmuesi polak tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Bavarezët dhe e dëshiron kalimin te Barcelona.

Por, kampioni i Bundesligës ka rezistuar deri më tani largimin e tij, ndërsa lojtari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Mirëpo, sipas mediave në Gjermani dhe Spanjë, Bayerni është i gatshëm ta lejojë tani largimin e tij.

Gjiganti katalunas duhet të paguajë 50 milionë euro plus bonuset për të transferuar Lewandowskin, e që marrëveshja pritet të arrihet në këtë javë.

Dëshira e madhe e polakut për të kaluar në “Camp Nou” do ta lehtësojë operacionin që të kryhet sa më shpejtë, ndërsa Bayerni thuhet se është i interesuar në Harry Kanen, Cristiano Ronaldon apo Joao Felixin që ta marrë në “Allianz Arena”.  

Share This Article