Lewandowski “tërbon” tifozët e Barcelonës me përgjigjet e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski iu nënshtrua një testi nga ana e rrjetit ESPN dhe dha dy përgjigje që kanë mërzitur shumë tifozët e Barcelonës, skuadrës me të cilën sapo ka nënshkruar kontratë.

Sulmuesi polak u pyet se kush është mbrojtësi më i fortë me të cilin është përballur dhe përgjigjja ishte Sergio Ramos, ish-kapiteni i Real Madrid.

Më pas, u pyet se me cilin nga futbollistët që sot janë tërhequr, do të kishte dashur të luante. Edhe kësaj radhe, përgjigjja e lojtarit të ri të Barcelonës ishte një legjendë e madrilenëve: Zinedine Zidane.

Share This Article