Lewandowski thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023, por ai ende nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin për vazhdimin e kontratës.

Bayerni ka fituar titullin e 10-të radhazi në Bundesliga dhe pas kësaj ndeshje sulmuesi polak është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

33-vjeçari ka folur për Sky Sports duke thënë se së shpejti do të ketë një takim me drejtuesit e Bayernit për të diskutuar të ardhmen, por ai nuk është në një situatë të lehtë.

“Së shpejti do të ulemi dhe të bisedojmë pasi kemi një takim, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani”, tha fillimisht Lewandowski.

 “Unë gjithashtu jam duke parë se çfarë po ndodh, por mund të them se nuk është një situatë e lehtë për mua”, deklaroi sulmuesi polak. Reprezentuesi polak është i lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou te Barcelona, skuadër që mbetet favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Share This Article