LEXOI 125 LIBRA, 5-VJEÇARI SHQIPTAR MERR VËMENDJEN E MEDIAVE ITALIANE, SHPALLET “LEXUESI I VITIT”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë 5 vjeç nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave italiane, pasi ka lexuar 125 libra brenda një viti.

“Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, ndaj është e këndshme të zbulosh se një 5-vjeçar është në kryetitujt e lajmeve për këtë fakt”, shkruan La Stampa në një artikull.

Bëhet fjalë për Mattia Mehdihoxhën, që jeton në provincën e Pratos, në qytetin e vogël toskan. Librat i ka huazuar nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos. Për La Stampa, ai ka treguar pasionin për tregimet dhe leximin.

Ai shkonte në bibliotekë një herë në tre ditë ose edhe më shpesh. Ndaj, biblioteka vendosi t’i jepte atij çmimin e Lexuesit të Vitit./topchannel

Share This Article