Lezhë: Pritshmëria për hapjen e negociatave me BE shton detyrat dhe angazhimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim në Lezhë me drejtorët rajonalë të qarkut, ku në fokus ishin problematikat kryesore në punën e tyre dhe çështjet që kanë nevojë të ndërhyhet.

“Në Lezhë, zhvilluam një takim me drejtorët rajonalë të qarkut, të cilët raportuan mbi problematikat kryesore në punën e tyre dhe ngritën çështje që kanë nevojë për ndërhyrje”, shprehet Lleshaj.

Gjithashtu Lleshaj gjatë këtij takimi theksoi dhe një herë gatishmërinë e plotë për zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

“Qasje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët. Nevojë për koordinim më të mirë të punëve e detyrave dhe bashkëpunim funksional me njësitë vendore”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj tha se pritshmëria e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian shton detyrat dhe angazhimin për përmbushjen e problematikave kryesore.

“Pritshmëria për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian brenda tetorit, shton detyrat dhe angazhimin, kryesisht për administratën, në përmbushjen e problematikave kryesore në punën e tyre”, përfundoi Lleshaj. /ASTH/

Share This Article