Lezhë, qytetarët e kalojnë natën jashtë banesave nga frika e një tërmeti tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, solli frikë dhe panik tek qytetarët. Menjëherë pas lëkundjeve të tokës të cilat zgjatën për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina.

Shumë prej qytetarëve e kaluan natën në automjetet e tyre ose jashtë banesave nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike. Ata tregojnë se tërmeti ishte i fortë dhe se menjëherë kanë kujtuar tërmetin e një viti më parë dhe dëmet që ai shkaktoi.

“Ishim në gjumë, ishim shtrirë. Jemi jashtë se frika bën të veten. Kalamajtë kanë frikë të futen brenda sepse kujtojnë tërmetin e kaluar. Kemi frikë të rrimë brenda”- është shprehur një nga banorët.

Tërmeti me magnitudë 4.5 balle e kishte epiqendrën në zonën e Lezhës, ndërsa sipas raportimeve lëkundjet fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme.

Share This Article