Lezhë, sekuestrohen 4.3 kg kanabis, 3 të arrestuar për drogë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona janë arrestuar sot nga polici e Lezhës në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Të arrestuarit janë Kastriot Çupi, Paulin Çupi dhe Skender Malaj.

Në Mirditë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kastriot Çupi, 46 vjeç dhe Paulin Çupi, 43 vjeç, kushërinj, të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

Në Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi Skender Malaj, 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Share This Article