Në qendrat shqëndetësore është shënuar rritje e numrit të fëmijëve me shenja të variçelës.
Efekte e njohur ndryshe si lia e dhenve.
Sonila Brati pediatre në një intervistë për Ora News thotë se simptomat zgjasim 1 javë deri në dy.
Sipas saj shenjat nuk duhet të neglizhohen por duhet kërkuar ndihma e mjekut specialist pasi mungesa e trajtimit mund të sjellë komplikacione.
‘’Probleme dermatologjike shumë të hasura tek ne këto ditë, lija e dhenve apo variçela është ajo që po qarkullon në këtë periudhë.
Mund të jetë me temperaturë ose pa temperaturë.
Rastet virale zakonisht janë ato me temperaturë’’, tha Brati.
Vec kësaj në qendra shëndetësore janë paraqitur dhe fëmijë me probleme të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore apo dhe me bajame.
‘’Përgjithësist infeksionet e rrugës së sipërme respiratore janë ato që dominojnë’’, tha Brati.
Mjekët thonë se ka nje tendencë që prindërit ti trajtojnë vetë sëmundjet e fëmijëve gjë që duhet të ndalohet pasi vetëm udhëzimi i specialistëve do të bëjë të mundur trajtimin e nevojshme për të parandaluar cdo problem shëndetësor.