Pas më shumë se një dekade në vetmi që prej vdekjes së gruas së tij Natasha Richardson, aktori i njohur Liam Neeson po përflitet për një lidhje të re – këtë herë me ikonën e “Baywatch”, Pamela Anderson.
Dyshja kanë ndezur thashetheme të shumta pas shkëmbimit të deklaratave plot ndjenjë për njëri-tjetrin gjatë promovimit të ribërjes së filmit komik “The Naked Gun”.
“Jam çmendurisht e dashuruar me të”, tha Neeson në një intervistë për PEOPLE, duke e quajtur bashkëpunimin me Anderson si një eksperiencë të veçantë dhe të natyrshme, shkruan DailyMail.

Anderson, nga ana e saj, e përshkroi aktorin si “zotërinë perfekt” dhe theksoi se mes tyre ka një lidhje shumë të sinqertë dhe të dashur jashtë kamerave.
Ndërsa në film ata luajnë një çift, është kimia e tyre në jetën reale ajo që po tërheq më së shumti vëmendjen.

Sipas Entertainment Weekly, Anderson ftoi Neeson për darka të përbashkëta dhe tregoi se ndanin dashurinë për letërsinë dhe humorin, ndërsa i linte atij shpesh ëmbëlsira të bëra vetë në garderobë.
Nëse kjo miqësi e thellë do të shndërrohet në një lidhje të re romantike, mbetet për t’u parë.
Por, për fansat e Neeson, 73 vjeç, ideja që ai mund të ketë gjetur dashurinë sërish pas një periudhe të gjatë zie dhe përkushtimi ndaj familjes, është një lajm që i ngroh zemrën.
