Kosova
Liberalizimi i vizave, Kosovës po i ikin mjekët dhe mësuesit
Megjithëse frika e largimit masiv pas liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është materializuar, në disa sektorë vihen re vështirësi pas largimit të profesionistëve të cilat kanë gjetur mundësi më të mira jashtë Kosovës.
Në analizën e Pulsit Publik të publikuar nga UNDP me mbi 1300 të anketuar që tregon për efektet e liberalizimit të vizave, thuhet se sektori i shëndetësisë dhe arsimit po përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar, ndërsa strategjitë aktuale janë të pamjaftueshme për t’i adresuar shkaqet rrënjësore të pakënaqësisë të personave që duan të ikin.
Në shëndetësi, veçanërisht në kujdesin dytësor dhe tretësor, kemi radhë të gjata, shërbime të vonuara dhe varësi ndaj profesionistëve më të vjetër që së shpejti mund të dalin në pension. Madje 29% e të anketuarve që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe atë social janë deklaruar se po e konsiderojnë ose e kanë në plan të emigrojnë për qëllime pune.
“Sektori i shëndetësisë është një çështje më të vërtetë serioze, jo vetëm për faktorët shtytës por edhe ata tërheqës. Për shembull në Gjermani ofrojnë më shumë sesa që ne mund të ofrojmë dhe çfarëdo që bëjmë nuk mund të jetë më shumë se Gjermania. Mund të diskutojmë dhe të draftojmë politika dhe strategji të ndryshme kur është në pyetje migrimi por me të vërtetë nuk mund të bëjmë më tepër se Gjermania kur vjen puna tek shëndetësia”, u shpreh Lirim Krasniqi drejtor i Germin.
Edhe pse u tha se duhen të dhëna më të detajuara për të konkluduar nëse ka ikje të trurit, u përmend fakti se në sektorin e arsimit ka rënie të cilësisë për shkak të emigrimit të mwsimdhënësve me përvojë. Ndërsa më të rëndë po e bën fakti se ka mungesë të interesimit nga studentët për të ndjekur karrierën e mësimdhënies.
“Pagat si arsye kryesore, mjedisi i punës, siguria në punë shihen si aftësi kyçe nga shumë studime. Është shumë me rëndësi që të reflektojmë dhe të shohim çfarë mund të bëjë Qeveria nga perspektiva të ndryshme por gjithashtu edhe në sektorin privat, shoqëri civile dhe çfarë Kosova mund të bëjë në përgjithësi në mënyrë që të mbështetës të gjitha ndryshimet”, deklaroi Alex Albertin, USAID Kosova.
Analiza thotë se sektori i energjisë po përballet me vonesa në përfundim të projekteve për shkak të mungesës së stafit teknik, ndërsa sektori i TIK-ut po përballet me rënie të cilësisë së stafit të disponueshëm.
Për të gjithë sektorët në vështirë u rekomandua largimi i burokracive në rekrutim por edhe kushte më të mira të punës, duke përfshirë pagën.
Megjithatë, migrimi nuk duhet të shihet si fenomen negativ dhe se është e pamundur të ndalet.
“Të gjithë kanë të drejtë që të kenë një të ardhme më të ndritshme dhe mundohen që të maksimalizojnë aftësitë e tyre dhe duhet të tregojmë mirëkuptim të pltoë dhe nuk duhet të paragjykohen, madje edhe nëse ka shumë implikime pozitive apo negative nga perspektiva e shtetit dhe shoqërisë”, u shpreh Mrika Kotorri, eksperte e migrimit.
Gjermania është shteti që është vizituar më së shumti nga kosovarët pas liberalizimit të vizave, pasuar nga Zvicra dhe Austria.
Në Pulsin Publik të UNDP ku janë anketuar persona të etnive, moshave dhe vendbanimeve të ndryshme, si e dhënë shqetësuese u pa edhe fakti se shumica prej tyre e perceptojnë jetën në Europë si “ deri diku më të mirë” apo “shumë më të mirë” se në Kosovë, sidomos mes të rinjve, dhe kjo mund të çojë ne migrim të mëtejshëm në të ardhmen.
Ndër ata që po e konsiderojnë të emigrojnë në shtetet e BE-së, tre arsyet kryesore për ta bërë këtë janë pagat më të larta, mundësitë më të mira të punësimit dhe cilësia më e lartë e sistemit të shëndetësisë.
Kosova
“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”
Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.
Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.
Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.
Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.
Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL
Kosova
Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:
Albin Kurti me 37,026 vota,
Glauk Konjufca me 28,972 vota,
Hekuran Murati me 15,143 vota,
Albulena Haxhiu me 14,823 vota,
Donika Gërvalla me 13,016 vota,
Xhelal Sveçla me 11,922 vota,
Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,
Avni Dehari me 9,709 vota,
Mimoza Kusari me 9,050 vota
Ejup Maqedonci me 8,493 vota.
Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL
Diaspora
Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani
Kryetari i komunës së Morbachut në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, Arianit Besiri, me prejardhje nga Mitrovica, është shndërruar së fundmi në një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale dhe media gjermane, falë mënyrës së veçantë të komunikimit dhe afrimit me qytetarët e komunës që ai drejton.
Besiri, i cili u zgjodh kryetar komune si kandidat i SPD-së me 60.2 për qind të votave, po vlerësohet gjerësisht për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, të hapur dhe njerëzore ndaj banorëve. Ai shihet shpesh në terren, në biseda të drejtpërdrejta me qytetarët, pa formalizma të tepruara, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e besimit dhe simpatinë ndaj tij.
Në video dhe intervista të shpërndara në rrjete sociale, banorë të Morbachut kanë folur me fjalë shumë pozitive për kryetarin e tyre. Giovanni Tatoli, nxënës, ka theksuar se Besiri është shumë i afërt me të rinjtë dhe i qasshëm në çdo moment. Po ashtu, edhe Rokkea Alabudalla, nxënëse, ka vlerësuar komunikimin e hapur dhe mënyrën miqësore me të cilën kryetari i komunës i dëgjon qytetarët.
Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe banore të tjera të komunës, si Sonja Kummerer, Manuela Fritsch dhe Marita Fritsch, të cilat e kanë përshkruar Besirin si një kryetar komune shumë të afërt me njerëzit, plot energji, shpeshherë edhe me humor, por mbi të gjitha si një drejtues që po bën një punë të mirë dhe të ndershme për komunitetin lokal.
Kjo qasje e tij ka bërë që Arianit Besiri të përmendet gjithnjë e më shumë si shembull pozitiv i integrimit dhe suksesit, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe më gjerë. Për shumë banorë të Morbachut, ai përfaqëson një model modern të udhëheqjes lokale, të bazuar në dialog, transparencë dhe afërsi me qytetarin./Albinfo.ch.
-
UK22 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania23 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports21 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania23 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
