ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 3 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 3 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 4 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 4 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Libri i luftës” promovohet në Republikën e Shtajmarkut të Austrisë

albnews by albnews
2 May, 2019
in Kosova
0
“Libri i luftës” promovohet në Republikën e Shtajmarkut të Austrisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Libri i luftës” i autorit, gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi u promovua edhe në mesin e bashkatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në Republikën e Shtajmarkut të Austrisë.

Organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave shqiptare që veprojnë në këtë republikë, me seli në Graz dhe të nikoqirit Shoqatës kulturore sportive “Dardania” në Knittelfeld, “Libri i luftës” u mirëprit dhe u vlerësua si projekt shumë serioz, me rëndësi të posaçme, jo vetëm për publicistikën shqiptare, por edhe për historinë tonë më të re kombëtare.

RelatedPosts

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

Duke i përshëndetur pjesëmarrësit e promovimit, kryetari i Shoqatës kulturore- sportive shqiptare “Dardania”, Enver Tershani e vlerësoi lart punën e gazetarit e publicistit shqiptar Nuhi Bytyçi gjatë periudhës së kaluar mëse 40 vjeçare në shërbim të informimit të opinionit të gjerë, edhe të atij botëror lidhur me zhvillimet dramatike në Kosovë dhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare.

Ndërkaq, veprimtari i shquar shqiptar, arkitekti Fatmir Osmani, në fjalën e tij lidhur me përmbajtjen e “Librit të luftës” dhe veprimtarinë e përgjithshme atdhetare të gazetarit e publicistit Nuhi Bytyçi, pos tjerash theksoi se ajo ishte shumë e begatshme dhe mobilizuese në shërbim të informimit për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, në afirmimin e sakrificës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të drejta të plota kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovën lindore dhe në Maqedoni, për ndriçimin e krimeve dhe të gjenocidit serb mbi popullatën civile shqiptare dhe për mbrojtjen e luftës së UÇK-së para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë, rrugëtimin e Kosovës së lirë e të pavarur dhe shtetndërtimin e saj.

Kryetari i këshillit Koordinues të shoqatave shqiptare të Shtajermarkut, Valton Halimi dhe kryetari i Shoqatës kulturore sportive “Dardania” në Knittelfeld Enver Tërshani falënderuan autorin e “Librit të luftës” për punën e tij në publikimin e këtij libri dhe për vlerësimet e tij rreth kontributit të diasporës shqiptare në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe në proceset e tjera.

Gazetari Mentor Gashi rikujtoi rolin e mediave, e sidomos të gazetarit Nuhi Bytyçi para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ai në mënyrë të veçantë çmoi përkushtimin profesional të Bytyçit për të informuar opinionin shqiptar dhe atë botëror me të gjitha zhvillimet shumë dinamike në Kosovë dhe të viset e tjera etnike shqiptare.

Pjesëmarrësit e këtij promovimi, Lulzim Muçaj, Vebi Haliti, Zeqir Buzhala e të tjera i shtruan edhe një varg pyetjesh autorit të “Librit të luftës”, Nuhi Bytyçit.

Me këtë rast, bashkatdhetarët tanë që punojnë në Austri, mbështetën synimin e autorit të “Librit të luftës” për ribotimin e tij, e sidomos botimin edhe në gjuhën angleze, gjermane, franceze e të tjera.

Autori Bytyçi edhe me këtë rast ritheksoi se me botimin e këtij libri, ka realizuar obligimin e tij profesional dhe kombëtar që para opinionit shqiptar dhe atij botëror, të paraqesë në mënyrë reale sakrificën e madhe të popullit shqiptar të Kosovës drejt lirisë e pavarësisë së plotë të Kosovës, por edhe përpjekjet e popullit shqiptar në trojet e veta shekullore në Kosovën lindore, në Maqedoni e Mal të Zi për të drejta të plotë kombëtare dhe integrim në familjen e madhe evropiane.

Edhe me këtë rast, Bytyçi apeloi që diaspora shqiptare të mos përçahet, por të veprojë në mënyrë sa më unike dhe njëherësh të vazhdojë të japë kontributin e saj për zhvillimin më të hovshëm ekonomik të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare, që investojë më shumë dhe të ndalet largimi i mëtejmë i të rinjve dhe të rejave nga Kosova për shkak të mungesës së perspektivës.

“Libri i luftës” të premten më 3 maj në orën 18:00 do të promovohet edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, ndërsa më 5 maj në Kopër të Slloveni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result