The Woman In Me’, libri me kujtimet e princeshës së pop-it Britney Spears u publikua ditën e djeshme. Në disa nga kapitujt e këtij librit, këngëtarja tregon presionin psikologjik të familjarëve të saj e kryesisht babait i cili, siç tregon ajo në vitin 2014 e detyroi të shkonte fshehurazi në qendra rehabilitimi.
Ylli i popit shkruan në “The Woman in Me” se i dashuri i saj i atëhershëm, Charlie Ebersol, i dha asaj produkte që rrisin energjinë pa kërkuar miratimin nga Jamie, i cili mbikëqyrte kujdesin e saj mjekësor në atë kohë si kujdestari i saj.
“Charlie stërvitej çdo ditë, duke marrë suplemente para stërvitjes dhe një grup të tërë vitaminash. Ai ndau me mua studimin e tij të ushqyerjes dhe filloi të më jepte suplemente energjie”, kujton ajo.
“Babai im nuk e pëlqente këtë. Ai e dinte se çfarë haja, ai madje e dinte se kur do të shkoja në banjë. Kështu që kur fillova të merrja suplemente energjie, ai pa që kisha më shumë energji në skenë dhe se isha në formë më të mirë se sa kisha qenë”, shkruan ylli.
Këngëtarja thotë se kaloi një muaj në një institucion në Malibu, Kaliforni, ku ishte e rrethuar nga shumë abuzues seriozë të drogës.
Kjo është hera e parë që Britney zbulon periudhën e rehabilitimit, megjithëse revista Star raportoi në atë kohë se ajo kishte shkuar në Summit Malibu.