Liderët e BE-së mblidhen në Moldavi, Kosova mes temave të bisedës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen sot në Kishiniev të Moldavisë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian, për të diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë kontinentin, mes të cilave edhe tensionet në veri të Kosovës.

Iniciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë, tetorin e kaluar, dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa një tjetër takim mendohet të jetë ai mes Macron dhe Vjosa Osmanit.

Një ditë më parë, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe u përpoq të organizonte një tryezë ku të ishte dhe Vuçiç, i cili shmangu pjesëmarrjen me justifikimin se po ndiqte situatën në veri.

Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

Share This Article