Liderët e Evropës: Brexit-i pa marrëveshje, një katastrofë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Largimi pa marrëveshje i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ishte një katastrofë, paralajmëroi sot organizata evropiane e punëdhënësve, Businnes Europe, që u bën thirrje të dyja palëve të bëjnë çdo përpjekje të arsyeshme për të arritur një marrëveshje.

“Një largim i çrregullt dhe pa marrëveshje i Britanisë së Madhe do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për të gjitha palët dhe do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset në Britaninë e Madhe dhe në kontinent”, tha në një deklaratë Marcus J. Beyrer, drejtori i përgjithshëm i Business Europe.

Kryeministri britanik Boris Johnson u takua sot, në Luksemburg, me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe shefin negociator të BE-së, Michel Barnier, për përparimin e bisedimeve, kur ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë nga largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe më 31 tetor.

Megjithatë, Boris Johnson vazhdon të jetë i vendosur që Britania e Madhe të largohet nga BE më 31 tetor, me ose pa marrëveshje./ATSH/

Share This Article