Liderët e G20 nisin ditën me hedhjen e monedhës në Fontana di Trevi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesit e G20-ës hapën ditën e dytë dhe të fundit të samitit me një foto në grup që i tregon në hedhjen tradicionale të monedhës në Fontana di Trevi, në qendër të Romës. Ata shoqërohen nga një grup i madh policësh, kameramanësh dhe fotografësh, ndërsa helikopterët fluturojnë mbi zonë.

Klima dhe zhvillimi i qëndrueshëm do të jenë në qendër të agjendës së ditës së dytë të G20 në Romë sot. Programi hapet mëngjesin e sotëm me një shëtitje nga drejtuesit në Shatërvanin Trevi. Në orën 10.30 pritet mbërritja në Nuvola di Fuksas, ku do te mbahet  një aktivitet me temë “Roli i sektorit privat në luftën kundër ndryshimeve klimatike, në prani të Princit Charles të Anglisë.

Sesioni i dytë i punës , në orën 11.05, do të fokusohet në “Ndryshimet klimatike dhe mjedisi”. Sesioni i tretë me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm” është caktuar në orën 13.50. Sesioni final i samitit është caktuar në orën 15.40, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e Kryeministrit Mario Draghi dhe më pas të liderëve të tjerë.

Share This Article