Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 20 shtete do të dërgojnë një pako të re të asistencës ushtarake në Ukrainë, derisa lufta me rusët po hyn në muajin e tretë, ka njoftuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Austin tha se afro 50 liderë të fushës së mbrojtjes nga e tërë bota, janë pajtuar të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në Ukrainë.

Në veçanti është Danimarka ajo që u pajtua për dërgimin e lansuesit Harpoon dhe raketa të ndryshme, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë brigjet e saj.

Austin ka refuzuar të thotë se SHBA-të do të dërgojnë lansuar të avancuar raketash – që është një kërkesë prej kohësh nga autoritetet ukrainase.

 “Shumë shtete po dhurojnë artileri, sisteme mbrojtëse siç janë raketat kundër anije, tanke dhe mjete të blinduara”, shtoi Austin.

Share This Article