Lideri çeçen pranon humbjet në ushtrinë e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, diktatori Ramzan Kadyrov, pro Kremlinit, ka pranuar të vrarët në radhët e forcave të tij në pushtimin e Ukrainës.

“Fatkeqësisht, tashmë ka të vrarë mes ushtarëve të Republikës së Çeçenisë”, shkroi ai në një deklaratë në Twitter. “Dy ushtarë u vranë, ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur”, shtoi ai.

Deri tani, Rusia nuk ka publikuar shifra zyrtare për të vrarët në radhët e ushtrisë së saj gjatë luftës në Ukrainës.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Kadyrov u shpreh se i ka bërë thirrje ushtrisë ruse që të zgjerojë ofensivën ushtarake në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov.

“Gjatë gjithë kohës ka kryer taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat në kohë dhe nuk është efektive.

Nevojitet një koordinim i plotë i veprimeve të ushtrisë, rreshtim kompetent i forcave dhe një sulm vendimtar”, kështu është shprehur të dielën Kadyrov.

Kadyrov është akuzuar nga ndërkombëtarë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë.

Share This Article