Lideri çeçen “pushton” rrjetin, shfaqet me mitraloz mbi një Tesla Cybertruck

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ftesën që i bëri Elon Musk për të vizituar Çeçeninë pasi e quajti “njeriun më inteligjent të epokës moderne”, shumëkush e mori si batutë, por udhëheqësi i rajonit musliman rus, Ramzan Kadyrobvhe e ka shprehur edhe njëherë vlerësimin e tij për CEO-n e Tesla dhe platformës ‘X’.

Kadyrov postoi sot një video të tij duke ngarë një Tesla Cybertruck me atë që duket të jetë një mitraloz i montuar në krye të makinës së ideuar nga Elon Musk.

Videoja është bërë virale në rrjet, ndërsa lideri çeçen dëgjohet duke thënë se do ta dërgojë mjetin në frontin e luftës në Ukrainë.

https://twitter.com/i/status/1824817922855850095

Kadyrov gjithashtu lavdëron automjetin dhe pronarin e Tesla Motors, Elon Musk.

“Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme që do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, shkroi ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të përdorur nga Rusia për të përshkruar luftën në Ukrainë.

Share This Article