• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Lidhja e oqeaneve: Ndërtimi epik i Kanalit të Panamasë

Lidhja e oqeaneve: Ndërtimi epik i Kanalit të Panamasë

by albnews
18 January, 2025
in Bota
0
18
VIEWS

“Ne e blemë atë, paguam për të, e ndërtuam atë, dhe synojmë ta mbajmë”.

Tema ishte Kanali i Panamasë, folësi ishte kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, në marsin e vitit 1976.

Një vit më pas, megjithatë, presidenti Jimmy Carter nënshkroi marrëveshje për t’ia dorëzuar Panamasë kontrollin e rrugës vitale ujore.

Gjysmë shekulli pasi debati mbi pronësinë e saj lëkundi për herë të parë Uashingtonin, çështja është aktualizuar përsëri, teksa presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi synimin për ta rimarrë kanalin e rëndësishëm, duke pohuar se Kina “praktikisht e ka marrë atë në dorë”.

Anije duke kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, në dhjetorin e vitit 2022.
Anije duke kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, në dhjetorin e vitit 2022.

Kanali aktualisht administrohet nga Panamaja, por Matthew Parker, autor i një libri për rrugën e famshme detare, thotë për Radion Evropa e Lirë se “kompanitë kineze kanë hise kontrolluese në portet në të dyja anët e Kanalit të Panamasë”.

Kjo, shprehet ai, është pjesë e një trendi më të gjerë, në të cilin Pekini “po zgjeron interesat e tij në infrastrukturën detare ndërkombëtare” në mbarë botën, përfshirë “edhe në ‘oborrin’ jugor të Shteteve të Bashkuara”.

Një tjetër pohim nga Trumpi, se Shtetet e Bashkuara kanë humbur “38.000 njerëz nga malaria” gjatë ndërtimit të kanalit, sipas Parkerit, e nënvlerëson rolin tragjik të një vendi tjetër në origjinën e rrugës detare.

Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886.
Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886.

Prej shekujsh, detarët kishin kërkuar një shkurtore që do ta lidhte Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik përmes istmit të Panamasë, për të shmangur rrugën e mundimshme përreth skajit të Amerikës jugore.

Më 1881, i frymëzuar nga suksesi i Kanalit të tij të Suezit, diplomati francez, Ferdinand de Lesseps, nisi zyrtarisht punën për ndërtimin e Kanalit të Panamasë.

Rruga do të shkurtonte për rreth 60 për qind largësinë detare ndërmjet brigjeve lindore dhe perëndimore të Amerikës.

Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit.
Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit.

De Lesseps grumbulloi ekuivalentin e miliarda dollarëve të sotëm për projektin, para të përdorura pjesërisht për të paguar gazetarë dhe politikanë për të rritur mbështetjen publike dhe për të inkurajuar investimet.

Por, plani francez për të hapur një kanal në nivel deti nëpër Panama ishte i prirë të dështonte që në nisje.

Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880.
Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880.

Punëtorët arritën në një istëm tropikal të kapluar nga varfëria, trazirat politike dhe sëmundjet. Në një kohë kur sëmundjet besohej se përhapeshin nga “avujt” misteriozë, fajtorët e vërtetë – mushkonjat – zbarkuan mbi ardhësit në re aq të dendura, saqë një punëtor kujtoi të ketë parë tufa “duke shuar një qiri të ndezur me trupat e tyre të djegur”.

Në kulmin vdekjeprurës të përpjekjes franceze, rreth dyzet punëtorë vdisnin çdo ditë, shumica nga ethet e verdha apo malaria.

Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama.
Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama.

Punëtorët e papërvojë u gjetën kryesisht në Karaibe, por kostoja njerëzore e projektit francez u ilustrua më së dhimbshmi nga historia e kryeinxhinierit të tij, Jules Dingler.

Francezi mori me vete në Panama familjen e vet dhe pa sëmundjen t’ua marrte jetën njërit pas tjetrit, vajzës së tij, të fejuarit të vajzës së tij dhe djalit të tij.

Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit.
Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit.

Kur kompania ndërtuese franceze përfundimisht dështoi më 1889, qindra mijëra investitorë humbën kursimet e tyre në atë që ishte një prej skandaleve më të mëdha financiare në histori.

Francezët në largim lanë prapa shumë pajisje, si dhe mbetjet mortore të rreth 20.000 punëtorëve.

Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt.
Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt.

Një dekadë pas katastrofës franceze në Panama, Theodore Roosevelt u zgjodh president i SHBA-së.

I nxitur nga një besim se Shtetet e Bashkuara duhet t’i dominojnë valët ekonomikisht dhe ushtarakisht, presidenti i 26-të kërkoi që SHBA-ja të vazhdojë aty ku e la Franca.

Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900.
Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900.

Kur negociatat për një koncesion për kanalin ndërmjet SHBA-së dhe Kolumbisë – provincë e së cilës ishte Panamaja – ngecën më 1903, revolucionarët panamezë të mbështetur nga SHBA-ja u shkëputën nga Kolumbia, teksa luftanijet amerikane qëndronin në gatishmëri larg brigjeve.

Uashingtoni njohu menjëherë shtetin e ri, ndërsa pasoi një marrëveshje për ndërtimin e një kanali nëpër Panama.

Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910.
Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910.

Në vend se të hapnin një rrugë në nivel deti nga bregu në breg, siç ishin munduar francezët, inxhinierët amerikanë zgjodhën ta përmbysnin qendrën e istmit të Panamasë, duke ndërtuar një pendë në lumin Çagres.

Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë.
Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë.

Liqeni artificial do të qëndronte 26 metra mbi nivelin e detit, kurse një varg zinxhirësh do t’i ngrinin anijet lart deri në liqen, e më pas do t’i zbritnin ato në nivelin e detit në skajin tjetër.

Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave.
Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave.

Për fatin e mirë të planifikuesve amerikanë, roli i mushkonjave në përhapjen e sëmundjeve u kuptua para se ekipet e tyre të punëtorëve të arrinin në Panama.

Përpjekje aq intensive ishin ndërmarrë për zhdukjen e mushkonjave në istëm, saqë një inxhinier pohoi se secila mushkonjë e ngordhur i kushtonte taksapaguesit amerikan 10 dollarë.

Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese.
Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese.

Përpjekjes amerikane i ndihmoi fakti se udhëhiqej nga inxhinierë që respektoheshin nga ekipet e tyre.

Ndarja racore zbatohej ndërmjet punëtorëve të papërvojë me ngjyrë, kryesisht nga Barbadosi, dhe amerikanëve të bardhë, por një dëshmitar raportonte se burrat përgjithësisht “trajtoheshin si qenie njerëzore, e jo si kafshë”.

Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut.
Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut.

Përpjekjeve për ngritje morali – sikurse një gazetë për punëtorët dhe organizimi i turneve të bejsbollit – burrat “iu përgjigjën duke dhënë shërbimin më të mirë që mundën”.

Rreth 5.800 punëtorë vdiqën gjatë dekadës që Shtetet e Bashkuara punuan në projektin e kanalit.

Një figurë e vetmuar duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër.
Një figurë e vetmuar duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër.

Teksa burrat hapnin rrugë nëpër Panama, vdekja vazhdonte të sulmonte punëtorët. Shumë prej tyre u vranë nga rrëshqitjet e dheut, të tjerë nga shpërthimet e dinamitit.

“Mishi i burrave shpesh fluturonte në ajër sikur zogjtë”, kujtonte një punëtor.

Ndërtimi i portave.
Ndërtimi i portave.

Por, puna u krye para afatit dhe sipas buxhetit të caktuar.

Në vjeshtën e vitit 1913, presidenti i SHBA-së, Woodrow Wilson, shtypi një sustë në tavolinën e tij në Uashington, e cila hodhi në erë një mur detar në Panama, rreth 3.300 kilometra larg.

Teksa uji rrodhi me shpejtësi në shtratin e kanalit, The New York Times raportoi se “ëndrra shekullore u bë realitet”.

Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914.
Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914.

Para hapjes formale të kanalit, më 15 gusht 1914, pakkush kishte marrë vesh për të.

Atë verë, vëmendja e botës ishte e përqendruar mbi Evropën dhe konfliktin e ashpër që së shpejti do të njihej si Lufta e Parë Botërore.

Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964.
Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964.

Dekada pas hapjes së kanalit, i cili transformoi tregtinë botërore, nisën të rriten tensionet ndërmjet amerikanëve që paguheshin mirë e që jetonin brenda zonës së kanalit nën kontrollin e SHBA-së, dhe panamezëve.

Në janarin e vitit 1964, armiqësitë e ndërsjella shpërthyen në dhunë vdekjeprurëse, pasi një flamur i Panamasë u shqye në mes të një zënke ndërmjet dy grupeve.

Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së
Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së

Incidenti i 1964-tës shtoi zërat në Uashington që kanali t’i jepej nën kontroll Panamasë.

Lëshimi kontrovers i presidentit Jimmy Carter bëri që rruga detare t’i dorëzohej vendit të Amerikës qendrore më 31 dhjetor 1999.

Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës.
Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës.

Historiania Julie Green, e cila ka shkruar një libër për historinë e kanalit, thotë për Radion Evropa e Lirë se çfarëdo përpjekje amerikane sot për të rimarrë kontrollin e kanalit me shumë gjasë do të çonte në një konflikt.

“E kam të vështirë ta imagjinoj kthimin e Kanalit të Panamasë në kontrollin e SHBA-së, pa një luftë kundër Panamasë”, shprehet ajo./REL

Previous Post

Bota e futbolli në zi! Ndahet nga jeta “Mbreti” i Manchester United dhe fituesi i Topit të Artë

Next Post

Avionët F-35 ngrihen në qiell, NATO zbarkon me fregata në Detin Baltik

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Avionët F-35 ngrihen në qiell, NATO zbarkon me fregata në Detin Baltik

Avionët F-35 ngrihen në qiell, NATO zbarkon me fregata në Detin Baltik

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM