Albania
Lidhja e pellazgëve me shqiptarët
Mathieu Aref
Unë nuk do të bëj një shkrim të gjatë, por thjesht disa rreshta vetëm për të sqaruar dhe vënë gjërat në vendin e tyre të duhur, sepse pikëpamjet tona duken diametralisht të kundërta. Ovidi (-43 /+18) nuk ishte historian, por një poet dhe autor i një libri të vetëm “Métamorfosat” (15 vëllime) dhe autor i Antikitetit të “vonshëm”. Shkrimtarët më të lashtët janë ata të periudhave arkaike dhe klasike greke që konsideronin Homerin si me i lashti autor me “Iliadën” dhe “Odisenë” që janë shkrimet e para të botuara vetëm në mes të shekullit të gjashtë p.e.s. nga tirani Pisistrati.
Të gjithë autorët më të lashtë edhe më të fundit u mbështetën në këto shkrime sepse nuk kishte të tjerë me të vjetër. “Iliada” dhe “Odiseja” shërbyen si përmbledhje bazë për të gjithë literaturën dhe historiografinë e antikitetit dhe u bënë libra referimi: janë Bibla e të gjithë autorëve të lashtë dhe modernë.
Gjatë shekujve shumë kanë shkruar për ngjarjet e kohëve të lashta, por shpesh janë interpretime personale. Për shembull Virgili (-70 /+ 19) i cili ishte poet, u frymëzua nga Hellanikosi i Mitilenit dhe nga “Iliada” për të shkruar “Eneidin”. Ovidi i përket të njëjtës kategori shkrimtarësh. Veprat e tyre u shkruan më shumë se gjashtë shekuj pas “Iliadës” dhe “Odisesë”.
Kur dikush është një historian i antikitetit, ai bazohet në shkrimet më të vjetra dhe më të besueshme sesa ato të shkruar gjashtë shekuj pas “Iliadës” dhe “Odisesë”, si ato të Ovidit dhe shumë të tjerë. Për Antikitetin e largët kemi si dokumente referimi të besueshme dhe të saktë (edhe nëse gjejmë shumë modifikime, rregullime, kundërthënie dhe manipulime të bëra nga pushtuesit helenë për t’i shërbyer interesave të tyre) janë ato të Homerit (“Iliada” dhe “Odiseja”) dhe ato të Hesiodit (poezi didaktike ndër të cilat “Veprat dhe Ditët”). Hesiodi ishte më i ri se Homeri. Kjo është arsyeja pse në të gjitha studimet e mi mbi Antikitetin e lashtë, të vetmet referencat e mia mbështetën te autorët e këtij antikiteti dhe jo autorët shumë më të vonshëm edhe më pak autorët modernë. Këta të fundit që i kam cituar në tezën time veçse më kanë sjellë ujë në mullirin tim pellazg ose për të nxjerrë në pah gabimet e tyre, por absolutisht jo për t’u frymëzuar në të.
Pra, pas këtij prezantimi duhet të dini se çdo autor serioz dhe kompetent i specializuar në historinë e lashtë merr parasysh vetëm shkrimet serioze dhe më të lashta d.m.th. ato që kronologjikisht i afrohen Antikiteti të largët. Por, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse duhet të jemi të aftë për të ndarë bykun nga grurin (të vërteten nga të gabuarën), të jemi në gjendje për të demaskuar të gjitha gënjeshtrat, hamendjet personale, ambiguitetet dhe manipulimit të qarta.
Pra, në “Iliadë” akejt (referojuni te “Katalogu Akej” – Iliade II, 484 / 780- dhe Katalogu trojan Iliada II, 816/877) nuk janë fare pellazgë (sikur thoni padrejtësisht) sepse është e qartë që ata luftonin kundër trojanëve (pellazgë të mirëfilltë), pellazgëve që vinin nga gadishulli pellazg dhe aleatët e tyre etno-gjuhësorë, friggjianët, trakët, peonët etj. Akejt luftuan kundër ushtrisë dhe etnisë trojane dhe më në fund fituan luftën. Dhe nga ky çast dhe ky rast hegjemonia e pellazgëve mori tatëpjetën dhe emri i tyre filloi të zhduket ngadalë nga “radarët” e historiografisë.
Pellazgët u zëvendësuan nga Ilirët në perëndimin dhe trakët në lindje të gadishullit të Evropës Juglindore. Kështu pra trako-ilirët mbetën në një gjumë të thellë (2080 vite). Përkundrazi, edhe grekët mbetën politikisht në gjumë të rëndë (1976 vite), por gjuha e tyre u përdorë në gjithë Mesdheun dhe sidomos pranë Perandorisë Bizantine dhe krishterimit ortodoks!
Së fundi, vini re për faktet e mëposhtme: Poezitë epike ishin poezi që rrjedhin nga tradita gojore të pellazgëve, paraardhësit e helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre: këto poema helenët i uzurpuan dhe i përvetësuan. Por, kur erdhën pushtuesit helenë ata hasën më “Rapsodët apo Aedët”, pellazgë që shkonin nga një qyteti në qytet tjetër (publik ose privat në mesin e shquar të vendit) për të kënduar këto poezi epike për lavdinë e heronjve të tyre stërgjyshorë. Këto poema u ripërpunuan, u modifikuan, u rregulluan dhe u manipuluan nga të sapoardhurit helenë për t’i shërbyer kauzës dhe interesave të tyre. Por, vetëm në kohën e Pisistratit (600-527 para erës sonë ), në mesin e shekullit të gjashtë, këto poezi janë përkthyer në greqishten e asaj kohë (80 për qind inonisht dhe 20 për qind eolisht) dhe me në fund botuar: ionët ishin pellazgë (cf. Herodoti I, 57 – VIII, 44) para se të bëheshin helenë kur filluan të folën gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjishtja dhe feniko-egjiptianen (nga logografët asistuar nga disa pellazgë dygjuhësh).
Por, për fat të mirë dy gjëra shpëtuan nga censura e logografëve grekë: Fakti që në “Iliadë” në këngën XVI 233/236 ata e lanë siç është (e paprekur) fjalinë: Zeus Mbret, Dodonas, zot i largët, pellazg, që mbretëron mbi Dodonën… Fakti që nuk kishin përkthyer ose ndryshuar emrat e perëndive apo heronjve: një tjetër ngjarje të lumtur që na lejon për të përkthyer dhe interpretuar fal gjuhës shqipe (sidomos falë dialektit gegë) shumë antroponime, eponime, emra, toponime, oronime dhe disa fjalë të tjerë të mbetura paprekur! Kjo është arsyeja pse kam filluar studimet e mia dhe kërkime mbi paraardhësit pellazgë të trako-ilirëve dhe shqiptarëve të sotëm. Pa këtë unë nuk do të kisha shkruar librat e mi e as nuk do të paraqitja tezën time në Sorbonë dhe botimin e saj (mbetet pa e përkthyer për shkakun e mos gjendjes të një përkthyes të aftë për një libër shkencor).
Faleminderit O Zeus (Ô Zoti ynë !)! Mbretërit e hershëm të Athinës pas Kronosit pellazg ishin me zanafillë egjiptiane (Herodoti I, 56, 139, 171; II, 91, 43, 50; V, 65; VII, 204). Kadmi ishte fenikian i mirëfilltë (Herodoti: II, 49, 145; IV, 147; V, 57-59). Legjendat mbi Kadmin janë të shumta dhe shumë të vonshme e kjo vërtetohët se as Homeri, as Herodoti as Tukididi nuk i njohin ato legjenda, por të gjithë pohojnë që ishte fenikian. Herakliu ishte më zanafillë egjiptiane (Herodoti II, 43) etj. Eratostheni është fajtori i madh që krijoi artificialisht (pa as një provë apo dëshmi) datën hipotetike të “Luftës të Trojës” – 1194-1184 para erës sonë, ku ndodhën katër shekuj të quajtur “moshat e errëta” d.m.th. periudha e erret që mbeti memece ku nuk dimë asgjë për të. Ja që më magji del një popull i quajtur helen! Jam i vetmi në botë që pohoj se ajo luftë është me të vërtetë lufta (afërsisht – 680) që bënë helenët në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë kundër etnisë pellazge në Azinë e vogël (trojanët, pellazgët, friggjianët, trakët etj.).
Nuk po shkoj me lart sepse është një temë shumë e gjerë. Helenët nuk u shfaqën para shekullit të VIII dhe ne duhet ta kujtojmë këtë fakt dhe datën kur duam të studiojmë historinë e Antikitetit dhe kur shqiptojmë emrat e akejve, danaenëve, kadmenëve dhe helenëve dhe ata që vijuan. Në atë periudhë të shekujve VIII-VII p.e.s., Azia e Vogël e brendshme (qendrore) ishte e quajtur në atë kohë “Frigji” (Troada ishte një tjetër rajon pellazg në perëndim kundruall detin Egje… dhe rajone të tjera ende si Liqia, Karia etj.). Ajo u pushtua nga asirianët në dëm të frigjianëve. Pra, nëse disa autorë theksojnë dhe qëndrojnë padrejtësisht se Pelopsi ishte frigjian, ata janë të gabuar, sepse ai nuk ishte frigjian po vinte nga Frigjia e udhëhequr nga asirianët dhe kjo është arsyeja pse Tukididi (edhe pse ishte një shovinist i rreptë dhe një panhelen i rrënjosur) e quante Pelopsin i huaj nga Azia (I, 9). Peloponezi me ardhjen e feniko-egjiptianëve (shihni Herodotin ) ishte e banuar nga ilirët (periekët, hilotët, penestët), popullsia e sulmuar që “punonte” për pushtuesit të huaj, por këta pushtues helenë për t’u integruar në atë popullsi “ilire” dëshironin që të besohet se ata ishin “autoktonë”. Kështu pra e bënë veten “dorianë”, padrejtësisht e (emri Dorian rrjedh nga populli që punonte, që ishin “duart” e pushtuesve d.m.th. “Dorët” që ishte fjala e asaj kohe).
Pastaj kjo popullsi u quajt nga autorët e lashtë (të vetmit që na sollën këtë etnonim) “popull i lirë” (i pavarur) që vinte nga “veriu i Greqisë” dhe jo nga veriu i Evropës. Ja çfarë lloji paqartësie, konfuzione dhe manipulime kishte në shkrimet e lashta që ne duhet të jemi në gjendje t’i denoncojmë dhe absolutisht nuk duhet të marrim atë në të parën gradë por duhet matur para se të mendojmë apo të shkruajmë. Në “Iliadë” dhe “Odise” nuk përmenden helenët, dorianët (Herodoti: I, 56; VI, 53, 55/Flavius Josef, Antikitetet hebreje libër XII-IV, 10; libër I, kap.II/7,12 – Bibël, Makabe XII, 1…23) dhe ilirët (në kampin trojan nuk kishte “ilirë”, por peonët me origjinë të Maqedonisë Perëndimore dmth… Ilirët emri i ardhshëm ).
Pse? Për shkak se këto emra u përmendën dhe u shfaqën me vonë (shekulli VII) tek autorët e lashtë (burimet e lashta të vetmit që janë të besueshme…pas verifikime të duhur dhe të ashpra ). Ja sa i vështirë ka qenë (edhe është) fati i këtij populli, më të lashti të Evropës dhe më një gjuhë që e konsideroj si një fosil i gjallë dhe gjuhë amë e kësaj Evrope që ende nuk ia dinë vlerën e historisë së tij. Vetëm këtë na kanë mbetur dhe kjo është një gjë shumë e madhe dhe e lavdishme.
Unë do të shtoja më në fund në mënyrë miqësore se në qoftë se merrni faktin se akejtë (ndryshe nga “Iliada” dhe aq më tepër nga studimet pesëdhjetëvjeçare të mia) ishin pellazgë, ju do të merrni një rrugë të gabuar, por, sigurisht, ju jeni e lirë të besoni në çfarë të doni apo dëshironi. Historia e Antikitetit është një “zanat”.
Po e ndaloj këtu sepse nuk do të mundëm të rifilloj këtu tërë tezën time.
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
Albania
Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?
Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.
Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.
Një rënie e ndjeshme e temperaturave
Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.
Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.
Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.
Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.
Rrotullimi i temperaturës
Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.
Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.
Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.
Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan
Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.
Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.
Albania
Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj
Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.
E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve
Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
