Lidhja me Unitedin, De Jong: Preferoj qëndrimin te Barca

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frenkie de Jong ka reaguar në lidhje me raportimet që e lidhin me një transferim te Manchester Unitedi duke thënë se preferon qëndrimin te Barcelona.

Holandezi kaloi në Camp Nou në vitin 2019 nga Ajaxi (për afro 76.5 milionë euro) dhe është bërë anëtar i rregullt në skuadër duke regjistruar 139 paraqitje në të gjitha garat që atëherë.

Ai ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2026, mirëpo është raportuar se katalunasit mund të detyrohen ta shesin për të zvogëluar listën e pagave.

Unitedi është i interesuar që t’i ofrojë kontratë mesfushorit, i cili ka fituar vetëm një trofe (Kupën e Mbretit) gjatë kohës sa po luan te Barcelona.

I pyetur në lidhje me këtë interesim, De Jong ka thënë për ESPN: “Preferoj qëndrimin te Barcelona. Barcelona është klubi im i ëndrrave që nga fëmijëria. E kam thënë edhe këtë”.

 “Asnjëherë nuk jam penduar për zgjedhjen time, edhe pse kam shpresuar të fitoj më shumë trofe në krahasim me ato që kam arritur deri më tani”.

Share This Article