Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e para çerekfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte (e martë) për t’i zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale.

Nga ora 21:00, do të fillojnë dy takime, të cilat do të jenë mjaft interesant për t’u shikuar.

Ndeshja më kryesore e kësaj nate do të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madridit që zhvillohet në stadiumin “Etihad Stadium”.

Citizens shihen si favoritë në letër për këtë ndeshje, mirëpo Diego Simeone di të shkaktojë befasi me taktikat e tij.

Një duel interesant është edhe ai në mes të Benficas dhe Liverpoolit, që luhet në stadiumin “Estadio da Luz”.

The Reds do të synojnë të kalojnë pa shumë probleme në fazën gjysmëfinale, mirëpo në futboll asgjë nuk mund të parashikohet dhe Benifca mund të shkaktojë befasi.

Share This Article