Liga e Kombeve, në këto grupe janë Shqipëria, Kosova dhe Anglia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Finalistet e fundit të Botërorit të futbollit, Franca e Kroacia, do të takohen sërish në mes vete. Kampionia, Franca dhe nënkampionia, Kroacia, janë në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shorti për Ligën e Kombeve është tërhequr të martën mbrëma në Amsterdam. Franca e Kroacia janë në Grupin 3 të Ligës A, së bashku me Portugalinë dhe Suedinë. Ky vlerësohet të jetë grupi më i fortë. Portugalia është kampione e edicionit të parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Punë të vështirë pritet të ketë edhe Gjermania, që luan në Grupin 4 së bashku me Spanjën, Zvicrën e Ukrainën.

Ndeshjet e fazës grupore luhen prej shtatorit deri në nëntor të këtij viti, ndërsa finalet janë në qershor të vitit të ardhshëm.

Liga A

Grupi A1: Holanda, Italia, Bosnjë-Hercegovina, Polonia

Grupi A2: Anglia, Belgjika, Danimarka, Islanda

Grupi A3: Portugalia, Franca, Suedia, Kroacia

Grupi A4: Zvicra, Spanja, Ukraina, Gjermani

Liga B

Grupi B1: Austria, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Rumania

Grupi B2: Çekia, Skocia, Sllovakia, Izraeli

Grupi B3: Rusia, Serbia, Turqia, Hungaria

Grupi B4: Uellsi, Finlanda, Irlanda, Bullgaria

Liga C

Grupi C1: Mali i Zi, Qipro, Luksemburgu, Azerbajxhani

Grupi C2: Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Estonia, Armenia

Grupi C3: Greqia, Kosova, Sllovenia, Moldavia

Grupi C4: Shqipëria, Bjellorusia, Lituania, Kazakistani

Liga D

Grupi D1: Ishujt Faroe, Letonia, Andorra, Malta

Grupi D2: Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino

Share This Article