Liga Unike, Peja mposht Yllin dhe shpallet fituese e ligës, Teuta e mbyll e katërta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mes spektaklit dhe një atmosfere fantastike, Peja u shpall fituese e Ligës Unike. Pejanët mposhtën Yllin e Kosovës me rezultatin 87-72. Një ndeshje e përgatitur me detaje nga verdhezinjte që dominuan të gjitha periodat dhe në fund rrëmbyen trofeun e parë për këtë edicion.

Rivaliteti mes dy skuadrave u vu re që në fillimin e ndeshjes. Diferenca më e madhe u pa në periodën e dytë kur pejanët, të përkrahur nga tifozët vendas, thelluan diferencat, duke shkuar në pushim me shifrat 34:49.

Edhe në pjesën e mbetur ylli u mundua të reagonte, por pa saktësinë e duhur. Lojtari më i mirë i finales u shpall Dardan Berisha, por nuk mbetet prapa dhe basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj.

Ndërkohë, sa i takon duelit tjetër, Prizreni mposhti 106-89 Teutën e Durrësit duke siguruar vendin e tretë, ndërsa bregdetarët e mbyllin të katërtit në ligën që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë.

Share This Article