Ligji i gjuhëve, “Venecia” shtyn miratimin e vlerësimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria konfirmon se ka kërkuar shtyerjen e miratimit të vlerësimeve të Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kryeministri Zoran Zaev deklaron se pushteti ka nevojë për kohë që të përgatisë kundërargumentet për kritikat e tyre rreth pengesave eventuale për zbatimin e këtij ligji në sistemin gjyqësor.

Edhe pse partneri i koalicionit qeveritar, BDI, është deklaruar kundër ndryshimit të ligjit, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kujton se vendimi që ligji të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias ka qenë i përbashkët.

Opozita vazhdon të thumbojë pushtetin për vërejtjet rreth ligjit. Kreu i VMRO-DPMNE-së ka shkruar se kritikat ishin të pritshme.

Komisioni i Venecias, sipas një version jozyrtar të publikuar në media, ka vlerësuar se në disa fusha Ligji për përdorimin e gjuhëve shkon shumë larg duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike. “Në është veçanti rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore të cilat … do të kishin nevojë për përgatitje shumëvjeçare për t’u zbatuar plotësisht. Nga “Venecia”, jozyrtarisht theksohet se “mosarritja për të siguruar përkthim dhe interpretim të cilin e parashikon ligji gjatë gjithë procedurës përbën një bazë për kthimin e vendimit gjyqësor. Në rrethanat aktuale, nëse Ligji do të zbatohet i plotë, ai do të ngadalësonte ndjeshëm funksionimin e të gjithë sistemit gjyqësor”, theksohet në draft. Komisioni i Venecias kërkon reduktim të sanksioneve për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin./Alsat/

Share This Article