Ligji i ri/ Begaj pret studentët e Mjekësisë: Do ta shqyrtoj me vëmendje para se ta dekretoj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit Bajram priti sot një përfaqësi të studentëve të Mjekësisë sa i përket shqetësimit të tyre mbi ligjin e ri që u pamundëson largimin nga Shqipëria pas përfundimit të studimeve.  

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një seancë dëgjimore një përfaqësi të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pasi ligji u miratua nga Kuvendi është dërguar në Presidencë për dekretim dhe kjo ka bërë që studentët të apelojnë ndaj kreut të shtetit për të marrë në konsideratë shqetësimet e tyre.

Nga ana e tij, Begaj ka theksuar se konsultat me palët e interesuara gjatë procesit legjislativ janë një instrument i çmuar për vendimmarrjen institucionale. Ndërsa ai i ka siguruar studentët se “do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.”

Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21/07/ 2023 dhe është aktualisht në fazën përmbyllëse pranë Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, konsideron se konsultat me palët e interesuara gjatë procesit legjislativ janë një instrument i çmuar për vendimmarrjen institucionale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese”, përfundon njoftimi i Presidencës.

Share This Article