Ligji për shpronësimet, Berisha: Do ta anulloj sapo të bëhem kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nëse do të vijë në pushtet, do ta anulojë ligjin për investimet, pasi kërcënon çdo ditë e më shumë tokat e pronarëve në bregdet. Gjatë ‘Foltores’ së sotme në Sarandë, Berisha tha se ligji do të jetë nga të parët që do të anulohet dhe se toka do tu kthehet pronarëve.

“Miratuan ligjin. Ligji i korporatës së investimeve kërcënon çdo metër sipërfaqe të tokës së pronarëve të bregdetit shqiptar. Prisni se mafia nuk ka vetëm Shqipëri. Dëgjoj se himariotë nga Bostoni po lavdërojnë ligjin e Edi Ramës. Më shkoi mendja do të thotë kjo do të thotë që shteti mund ta marr pronën në çdo mement.

Ai ligj do të anulohet i pari, i pari. Si të shpronësosh pronarin sepse do vijë x dhe do investojë. Kjo do të marri fund dhe ne kthejmë pronën dhe pronarin si shtyllë të forcave tona konservatore”, tha Berisha.

Share This Article