ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 5 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 9 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 9 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 10 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 10 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Ligji për shtetësi i bashkon shqiptarët

albnews by albnews
8 January, 2021
in Maqedonia
0
Ligji për shtetësi i bashkon shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opozita shqiptare e përbërë nga koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në fund të vitit të kaluar kishin futur në procedurë parlamentare projektligjin për ndryshimin dhe plotësim të Ligjit aktual për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Rreth këtij propozim ligji mendimin e saj e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sipas së cilës propozim projektligji është antiligjor, për shkak se nuk mund të fitohet shtetësia përmes dëshmitarëve, duke deklaruar se personat në fjalë kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Nga MPB, mendim negativ kanë dhënë edhe për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, përmes martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.Reklame

Menjëherë pas publikimit të mendimit negativ nga MPB, ka reaguar edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Flakron Bexheti, nga Aleanca për Shqiptarët ka thënë se ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale nuk është, e as demokratike dhe s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra.

“Këtu në Maqedoninë e Veriut, në vendin e pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri) dhe nuk ka as Legjislativ e as Gjyqësor. Ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale është, e as demokratike, e s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra. Këtu në Maqedoninë e Veriut, vendin pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri), as Legjislativ e as Gjyqësor”, shprehet ai. Sipas tij, kjo është një skandal i barasvlerë me veprimet e sistemeve totalitare të njëherë e një kohe!

Siç tha ai, qeveria LSDM–BDI bashkë me vëllazërim-bashkimin e Jugosllavisë, të kamufluar nën sloganin “Shoqëri e përbashkët për të gjithë”, po risjell edhe mendësinë moniste, me gjithë tiparet e saja. Bexheti, ka shtuar se, propozim ligji që kanë dorëzuar ata në Parlament është në përputhje me Konventën e vitit 1954, të BE-së për statusin e personave për shtetësi, dhe Konventën e vitit 1961 që ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi, të cilat konventa përcaktojnë standardet minimale për trajtimin e personave pa shtetësi, siç janë: e drejta për edukim, punësim, strehim, ndihmë administrative dhe dokumente udhëtimi.

Ndërkohë nga ana tjetër, zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, pranon se ishte në dijeni të mendimit të MPB-së ndaj propozim-Ligjit për shtetësi të dorëzuar nga koalicioni ASH-AAA. Ai nuk shpjegoi se si lejoi që një mendim i tillë diskriminues i cili kaloi edhe në trupat qeveritarë të kalon nga dikasteri ku ai është zëvendësministër, por deklaron se propozimi bashkërisht me mendimin e dikasterit duhet të plotësohen. “Jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shtetësi gjithsesi se kërkon debat, njëjtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar Qeverisë. Vlerësoj se në këtë projektligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të tij, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me shtetësi”, u shpreh Bushi.

Në Maqedoninë e Veriut, vazhdimisht ka pasur reagime nga qytetarët të cilët kanë qenë pa shtetësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, ndërsa gjysma tjetër nuk janë të pajisur me shtetësi. Nga personat të cilët janë pa shtetësi thonë se hasin në probleme të shumta çdo ditë, si pagimi i mjekimit privat, e drejta e shkollimit, ndihmat, problemi me punësimin dhe probleme të tjera të ngjashme.

Ndryshe, ligji për marrjen e shtetësisë është ndryshuar disa herë që nga miratimi i parë i tij në vitin 1991. Por ndryshimet ligjore asnjëherë nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem që qytetarët e vendit ballafaqohen. Partitë politike në vazhdimësi kanë shkëmbyer akuza, ndërsa ndryshimet e bëra janë kundërshtuar nga opozita maqedonase, me arsyetimin se përmes ndryshimeve tentohet të ndryshohet harta demografike e vendit. Ligji për shtetësi i propozuar nga koalicioni opozitar ASH-AAA ndodhet në procedurë parlamentare, ndërsa partitë politike në pushtet kishin deklaruar se të njëjtin do ta mbështesin. Kundër ligjit dolën vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe partia E Majta./koha.mk/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result