ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit 6 hours ago
“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej” 11 hours ago
Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit 12 hours ago
Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur 12 hours ago
Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet 12 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

“Ligjit për Gjuhët”, VOA: Komentet për gjuhën hapin debat në Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
4 September, 2024
in Maqedonia
0
“Ligjit për Gjuhët”, VOA: Komentet për gjuhën hapin debat në Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të “Ligjit për Gjuhët”, kanë nxitur reagime të ashpra tek të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat vlerësojnë se çdo ndërhyrje ndaj ligjit mund të cënojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese është shprehur në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve “ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema”.

RelatedPosts

Mickoski, Limanit: Dy plane të detajuara urbanistike në Gostivar i ke bërë në mënyrë të paligjshme

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

Kostadinovski ka theksuar se ligji mund të shfuqizohet, të rishikohet duke bërë ndryshime në dispozita të caktuara apo të mbetet ashtu siç është. Komentet e tij pasojnë nismën e partisë nacionaliste maqedonase “E Majta”, dërguar Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019.

“Ligji për Gjuhët” i jep një avancim të dukshëm përdorimit të gjuhës shqipe duke i dhënë statusin e gjuhës zyrtare, krahas maqedonishtes në komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 përqind të popullatës, si dhe në komunikimin me institucionet e larta shtetërore.

Kostadinovski ka theksuar më tej në intervistë se “Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk merr vendime politike, por vendime kushtetuese të cilat padyshim ndikojnë në çështje dhe procese të rëndësishme politike në shtet, por se gjërat, sipas tij nuk duhet shikiuar me emocione”. Këto komente kanë hasur në reagimin e ashpër të Frontit Evropian, të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që vlerëson se bëhet fjalë për një skenar të qëllimshëm të pushtetit për provokim ndaj shqiptarëve.

“Mos e prekni gjuhën shqipe!”, thuhet në një komunikatë të Frontit Evropian, i cili vëren se hapja e temave si kjo dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

“Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione”, thekson Fronti Evropian.

Ndërkohë, partitë e koalicionit “Vlen” që bën pjesë në koalicionin qeveritar e shikojnë nismën për mohimin e dygjuhësisë si një tentim për grusht shteti në Maqedonië e Veriut. “Vlen” thekson përmes një komunikate se nëse një nismë e tillë eventualisht miratohet, atëherë hapet “Kutia e Pandorës“ dhe rrezikohen një sërë procesesh të arritura me shumë mund. Si Fronti Evropian edhe “Vlen” thonë se dilemat janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të larë ligjvënës, në Parlament me shumicë dërmuese votash.

Ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, e cila i vlerëson si një aventurë të rrezikshme përpjekjet për zvogëlimin e të drejtës themelore për përdorimin e gjuhës shqipe. Ndërkohë, partitë maqedonase VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë nuk kanë bërë komente lidhur me paralajmërimet e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase në vitin 2001./ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit

15 November, 2025
“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

15 November, 2025
Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit

Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit

15 November, 2025
Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur

Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result