Ligjvënësit britanikë miratojnë ligjin për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit britanik miratuan sot një ligj që do të lejojë vendin të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, duke i dhënë fund më shumë se tre vjet tensioneve për kushtet e “divorcit”.

Pro ligjit votuan 330 deputetë, ndërsa 231 ishin kundër. Projektligji do të zbatojë një marrëveshje daljeje nga BE të arritur vitin e kaluar me Bashkimin.

Kjo lejon kryeministrin britanik Boris Johnson të kthejë faqen e një prej krizave më të thella politike që ka goditur vendin në dekadat e fundit, transmeton KosovaPress.

Projektligji tani është duke u referuar në Dhomën e Epërme dhe pritet të miratohet në kohën që Britania të largohet nga BE deri në afatin e caktuar dhe të minimizojë çrregullimet ekonomike.

Më 31 janar, Johnson pritet të ndajë Britaninë nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së, duke e bërë atë vendin e parë që u largua ndonjëherë nga blloku. Pas kësaj, fillon një periudhë e vështirë e negociatave tregtare që do të përcaktojnë marrëdhëniet e reja të Britanisë me Evropën, partnerin kryesor të saj tregtar.

Share This Article