Ligjvënësit e Nju Jorkut pajtohen për legalizimin e marijuanës rekreacionale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut kanë arritur marrëveshje për legalizimin e marijuanës rekreacionale për të rriturit, pasi guvernatori Andrew Cuomo e cilësoi këtë si prioritet kryesor si pjesë e planit për t’i rritur të ardhurat nga taksat.

Senatorja e këtij shteti, Liz Krueger, tha të mërkurën për gazetën “Wall Street Journal” se ligjvënësit janë duke i vendosur hollësitë e fundit në projektligjin me të cilin planifikohet krijimi i rregullatorit të ri për marijuanë dhe produkte të saj si dhe dekriminalizimi i posedimit të më së shumti 85 gramëve marijuanë nga personat e moshës 21-vjeçare ose më të vjetër.

Sipas projektligjit të propozuar, banorët e shtetit të Nju Jorkut do të kenë të drejtë të mbajnë marijuanë rekreacionale në shtëpi dhe madje të kultivojnë një numër të kufizuar të fijeve të kësaj bime në pronat e tyre, shkruan Daily Mail.

“Këtë vit duhet ta kryejmë këtë punë dhe përfundimi i saj është jetik në kohën kur të kalojë buxheti”, deklaroi guvernatori Cuomo, duke e cilësuar projektligjin për legalizim të marijuanës si prioritet kryesor.

Kjo është përpjekja e tretë për legalizimin e marijuanës, pasi dy përpjekje më 2019 dhe 2020 për legalizimin e plotë të marijuanës kishin dështuar, pavarësisht fitores së Demokratëve më 2018 në të dyja dhomat e legjislativit.

Share This Article