ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 8 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 8 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 8 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 8 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ligjvënësit republikanë optimistë se Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

albnews by albnews
16 November, 2024
in Bota
0
Ligjvënësit republikanë optimistë se Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit.

Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj“.

Zoti Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin “nga ana tjetër”, por pa dhënë detaje mbi këtë.

Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

“Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit“, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.

Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha Zërit të Amerikës se zoti Trump dëshiron të ketë një “prani ushtarake shumë të fortë në Evropë”, si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë.

Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë”.

Zoti Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t’i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se “ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë – konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.

Zoti Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se “mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve”.

Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t’i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë“.

Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, “nuk janë propozime për paqe”.

“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën “në pozicionin më të fortë të mundshëm” në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t’i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Zoti Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë “nuk ishte dorëzimi”.

“Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë“, tha ai./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result