Lila i tregon Ilir Shaqirit se si motivoheshin në Kombëtare me këngët e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish futbollisti i Kombëtares Kuq e Zi, Andi Lila ka qenë një tjetër i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës

Futbollsti i Kombëtares ka qenë i ftuar në këtë emision bashkë me këngëtarin Ilir Shaqiri, një emision që i është kushtuar Ditës së Flamurit dhe datës së shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë.

Lila në një moment i ka rikujtuar një moment interesant Ilir Shaqirit.

“”Desha të tregoj diçka që jo shumë e dinë, por shumë duan ta dinë se shpeshherë në autobusin e Kombëtares kur niseshim për ndeshje, ne i dëgjonim këngët e Ilir Shaqirit, por mbi të gjitha Ilir Shaqiri e ka kënduar këngën e ushtar Kavajës. Edhe unë e ndjej veten ushtar Kavaja”, ka thënë Lila.

Gjatë këtij emisioni ka folur edhe futbollisti i Kombëtares se Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Share This Article