Lille e shton Zhegrovën në listën e Championsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Lillet për Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, kanë njoftuar mediumet franceze të mërkurën. Kjo është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s, ku figuron emri i reprezentuesit të Kosovës.

Zhegrova iu bashkua Lillet muajin e shkuar nga Baseli kurse të dielën debutoi me fanellën e ekipit francez në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit. Krahas Zhegrovës, Lille në listën e Championsit ka shtuar edhe Hatem Ben Arfan e Domagoj Brdarqin. Lille ka freskuar listën pas largimeve të Reinildos, Yusuf Yazicit e Jonathan Ikones muajin e shkuar duke i zëvendësuar me Zhegrovën, Ben Arfan e Brdariqin.

Lille këtë edicion ka avancuar nga faza e grupeve të Championsit dhe në 1/8 e finales të kësaj gare do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Chelsean. Ndeshjen e parë, Lille e luan në udhëtim më 22 shkurt ndërsa atë të kthimit në shtëpi, e zhvillon më datën 16 mars.

Share This Article