Limaj deklarohet pas takimit me Isa Mustafën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit me kreun e LDK-së, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën është shprehur se me Mustafën kanë folur rreth procesit të zgjedhjeve si dhe votës së deputetëve për shpërbërjen e Kuvendit. Kreu i Nismës nuk ka treguar nëse partia e tij do të hyjë në koalicion me LDK-në.

“Jemi dakorduar që deputetët të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit. Folëm edhe për rëndësinë e gjithë procesit zgjedhor. Se Kosovës i duhet një qeverisje e fuqishme. Folëm që duhet të jemi të kujdesshëm në fazën parazgjedhore”, ka deklaruar Limaj.

I pyetur nëse pritet ndonjë koalicion i mundshëm me LDK-në, Limaj nuk është deklaruar.

“Shpresoj që partitë politike nuk do t’i kaplojë euforia për një votë më pak a më shumë. Ne folëm për të gjitha temat. Ju e dini disponimin e Nismës. Kjo i mbetet organeve që të vendoset në ditët në vijim. Nisma e sheh interesin e saj partiak. E shohim se çfarë qeverie do të kompletohet”, thotë kreu i Nismës.

“Kosovës i duhet një qeveri e cila duhet t’i kryejë punët dhe t’i ndalë fjalët”, ka deklaruar tutje ai.

E para Limajt, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pritur në takim Shpend Ahmetin. Në orët e pasdites ai pritet të takohet edhe me Ramush Haradinajn.

Share This Article