Limaj e mëson Kurtin për shtetin: Kanë me të çu në dialog menjëherë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i ka thënë Albin Kurtit se duhet të sillet si shef i Qeverisë dhe të merret me cështjen e dialogut e jo të aktrojë e të improvizojë. Sipas Limajt, Kurti propozoi të hiqet taksa, pa marrë asnjë zotim në këmbim.

“Shkove e hiqe taksën pa negociu me Serbinë, pa kërku asgjë”, ka thënë Limaj.

Limaj thotë se Kurti nuk po sillet si lider i shtetit dhe se atij do t’i kërkohet menjëherë të shkojë në dialog, pas heqjes së taksës.

 “Menjëherë pasi e largon taksën do të shkosh në dialog pas një jave. Kanë me të cu. Ose ndoshta jo menjëherë se Vuciqi i ka zgjedhjet në Serbi, por do të shkosh”, ka thënë Limaj.

“Tema kryesore e kësaj qeverie është dialogu me Serbinë. Merru me temën kryesore se krejt bota po merret me dialogun tonë e ti jo”.

“Ti ke lypë krejt ose asgjë në opozitë. Tash je ka i lëshon krejt”, ka thënë Limaj.

“70 për qind të fjalimit tënd e ke pasur për LDK’në. E këqyrshe Kadrinë por e pate për LDK’në.  Keni probleme. Unë i analizojë këto sene”, tha Limaj.

Share This Article