Limaj: Kosova po rrezikohet në çdo anë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të kërkojë besimin e qytetarëve duke folur mbi kauzën e luftës.

I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar nga çdo anë, prandaj, sipas tij tani është momenti që në Kuvend të vijë fryma clirimtare.

Duke përsëritur deklarata mbi gjenocidin serb, Limaj theksoi se Serbia nuk po i pret mirë deklaratat e tij.

“Dëgjova se Serbia ka folur shumë për deklaratat e mia. Prandaj, unë dua ta përsëris edhe një herë se Serbia ka vra fëmijë, gra e pleq. Ka përdhunuar gra e ka bërë masakra dhe ky është një fakt që disa nga tanët po dëshirojnë ta ndryshojnë”, ka thënë i pari i kësaj partie.

Share This Article